Abraham Lincoln dhe mësimet që përcolli në rrugën drejt udhëheqjes

Mund  të mos jeni duke udhëhequr ndryshime revolucionare në vend, apo duke sjellë ndryshime që do lënë shenjë, por po krijoni ato arritje, të cilat do ju bëjnë një udhëheqës më të mirë dhe të drejtë.

Dhe kjo arrihet duke u frymëzuar dhe nga udhëheqës, të cilët dhe në ditët e sotme me fjalët dhe këshillat e tyre japim mësime për ne.

1.Bëhuni vendimtar

Edhe pse është e dobishme të merret më shumë se një mendim, udhëheqësit e fortë e dinë se kur dhe si të marrin vendime. Linkolni kishte aftësinë të dinte kur i kishte të gjitha informacionet që i duheshin. Duke u larguar për të kërkuar vetminë, ai ishte në gjendje të përcaktonte zgjidhjen më të mirë për të marrë një vendim pa u lëkundur.

Udhëheqësit e mirë sqarojnë kriteret e tyre të vendimit, duke identifikuar kërkesat dhe dëshirat. Ata i përdordorin këto kërkesa si udhëzues për të krahasuar opsionet. “Vlerësoni rrezikun dhe perfitimin e secilës mundësi. Këto praktika do të rrisin besimin se keni zgjedhur alternativën që është ekuilibri më i mirë i rrezikut dhe shpërblimit.”

2.Kërkoni frymëzim në vende të pamundura

Si anëtar i Kongresit, Linkoln studioi matematikë për të fituar mençuri në arsyetim. Linkolni ndan një pjesë të kësaj mençurie duke thënë se:” Gjërat që janë të barabarta me të njëjtën gjë janë të barabarta dhe me njëra-tjetrën”. Udhëheqësit janë nxënës të vazhdueshëm dhe kërkojnë ide dhe inovacione jashtë industrisë së tyre.

3.Lidhu me njerëzit në nivelin personal

Lincoln ishte i njohur edhe për shakatë dhe tregimet e tij, pra për lidhjen që krijonte ai me njerëzit dhe nga ana personale, emocionale duke u dhënë atyre atë siguri që një udhëheqës duhet ta zotërojë. Linkolni, gjithashtu, e bëri veten të arritshëm.

“Nuk është se sa i zgjuar jeni – marrëdhëniet e forta personale dhe nivelet e larta të besimit janë themeli i një lidershipi efektiv. Udhëheqësit e mirë demonstrojnë ndjeshmëri, interesohen për të tjerët dhe zbulojnë detaje rreth tyre.”/ENTREPRENEUR

Artikulli paraprakKEDS jep pesë rekomandime si të kursehet rryma në kohë reduktimesh
Artikulli tjetërShkruaj si një sipërmarrës