A e pret errësira Evropën?

Franca duhet të mobilizohet për t’u përgatitur për një skenar të mundshëm të mungesës së energjisë këtë vjeshtë pasi Rusia përdor shkurtimet në furnizimet në Evropë si një armë në luftën e saj me Ukrainën, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron.

Në një intervistë televizive me rastin e festës kombëtare franceze, Ditës së Bastilës, Macron tha se pjesë e këtij mobilizimi do të përfshinte reduktimin e konsumit të energjisë nga konsumatorët dhe bizneset franceze, raporton Reuters.

“Ne duhet të përgatitemi për një skenar ku duhet të menaxhojmë plotësisht pa gazin rus,” tha ai.

Ai bëri të ditur se së shpejti do të prezantojë një plan të detajuar për kufizimin e konsumit të energjisë.

Macron tha gjithashtu se Franca kishte nevojë, në dritën e pushtimit rus, të vazhdojë të forcojë ushtrinë e saj.

Ai tha gjithashtu se duhet të përshpejtohet prodhimi i pajisjeve të reja ushtarake dhe rimbushja e stokut të municioneve./tesheshi/

Artikulli paraprakGates tregon pse dëshiron të japë të gjithë pasurinë e tij
Artikulli tjetër20 punimet akademike në ekonomi që kanë ndryshuar botën