Pajisja e cila do të duhej të lansohej në vjeshtë është temë e publikut të gjërë edhe më shumë për shkak të përmirësimeve të paralajmëruara.
Foto: tportal.hr
Iphone i ri i cili supozohet të lansohet në pjesën e dytë të vitit do të quiet Iphone 13, me variantet e pasardhësit të tij, Mini , Pro dhe Pro Max.
Foto: tportal.hr
Ky informacion vjen pas publikimit të një sondazhi, sipas të cilit një në pesë të anketuar nuk ishte i prirur që modelit të ardhshëm të Iphone t’i vihet emri Iphone 13. Në vend të kësaj ata preferojnë që emri i modelit të ri të jetë sipas vitit të lansimit shkruan MacRumors, raporton portali kroat tportal.hr
Foto: tportal.hr
Pajisja, e cila është vendosur të lansohet më muajin shtator, është nën vëzhgimin e publikut edhe për shkak të përmirësimeve të paralajmëruara: modelet e reja mund të vijnë me disa azhurnime të mëdha si një ekran me ritëm të rifreskuar të rritur, një sensor gjurmë gishtash nën ekran, vëllim 1 TB etj. /KALLXO.com
Foto: tportal.hr