A do ta kapërcejë ekonomia islame revolucionin e tretë industrial?

A do ta kapërcejë ekonomia islame revolucionin e tretë industrial?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje u mblodhën disa ekspertë për të marrë pjesë në takimin përbyllës së Samitit Botëror për Ekonominë Islame të mbajtur në Dubai, të cilët konfirmuan edhe një herë faktin se është më se e domosdoshme hartimi i politikave që mbështetin shpikjet në të gjitha sektorët e ekonomisë islame, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes sektorit privat dhe atij shtetëror në projektet e Ekonomisë Islame.

Ekspertët që morën pjesë në këtë takim shtruan një pyetje të vështirë: “A do të mundet dot ekonomia islame të kapërcejë etapën e revolucionit të tretë industrial?”

Në përfundim ata porositën, se është më se e rëndësishme, që qeveritë të ofrojnë mundësi konkrete dhe ligjore për të nxitur shpikjet në sektorët e ekonomisë islame.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Dubait për zhvillimin e Ekonomisë Islame Abdullah el-Avar u shpreh, se është më se e domosdoshme, që të ndërmerren iniciativa për shpikje dhe për t’u bazuar mbi zhvillimin teknologjik në sektorin e ekonomisë islame deri në atë masë, që të mbështeten shtyllat e zhvillimit të saj. Avar e konsideroi shumëllojshmërinë e ekonomisë islame midis vendeve islame, si një faktor pozitiv që zhvillon këtë ekonomi.”

Shumëllojshmëria e logove hallall

Avari vuri theksin tek rëndësia që ka puna e vazhdueshme për të zhvilluar sistemet arsimore, në mënyrë që të kapen të rejat shkencore dhe ato teknologjike, që zhvillohen me shumë shpejtësi, në mënyrë që të përgjithësohen efektet e tyre pozitive, duke përfshirë të gjithë individët në shoqëri, duke vënë theksin se ekonomia islame përshtatet plotësisht me legjislacionin islam përmes produkteve që ajo ofron. Ai u shpreh, se ne duhet t’i ofrojmë botës alternativa, që forcojnë mundësitë për zhvillimin e ekonomisë islame dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë, që ka shumëllojshmëria e dëshmive dhe liçencave “hallall” në sektorin e lëndëve ushqimore.

Z/kryetari i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Dubai, dr. Hasan el-Hashimi u shpreh, se zhvillimi teknologjik i madh që po dëshmojnë për momentin shoqëritë islame, ndihmon sipërmarrjen në fushën e ekonomisë dixhitale dhe teknologjive moderne, të cilat i japin kësaj ekonomie mundësinë për t’u përhapur në formën e synuar, dhe që e udhëheqin atë drejt zhvillimit ekonomik të përhershëm që rrit mundësitë e rritjes dhe përparimit në shoqëritë islame.

Financimi është “arma sekrete” e Ekonomisë Islame

Ekpertët e financimit islam shprehen, se financimi islam mbështet stabilitetin financiar në botë dhe konfirmojnë, se Samiti financimin islam e konsideron si sektorin më të zhvilluar dhe më të pjekur, ndërmjet sektorëve të tjerë të ekonomisë islame.

Ekpertët e kanë parashikuar rënien e financimit islam deri në kufirin e 5% për vitin 2017 kur ky financim bazohet në radhë të parë tek vendet eksportuese të naftës, gjë e cila do t’i mbajë nën presion depozitat e përgjithshme të bankave islame në këto vende.

Ekpertët konfirmojnë se zbatimi me përpikmëri i parimeve islame në financim të mbështetura nga asete reale do të ndihmojë në zbutjen e nevojave të gjenerimit të kapitalit tek këto banka gjatë periudhës së tkurrjes ekonomike, dhe do të forcojë të ardhurat nga investimet gjatë periudhave me efiçencë të mirë ekonomike.

Sektori islam i financimit dhe produktet e tij do të jenë tepër tërheqëse në të ardhmen, gjë e cila kërkon një administrim të mirë të bankimit islam dhe do të ndiqet nga një zhvillim i madh në efiçencën e ekonomisë islame. Kjo mund të bëhet e mundur përmes një bashkëpunimi të ngushtë midis institucioneve islame të interesuara për zhvillimin e ekonomisë islame.

Në lidhje me këtë çështje, drejtori i përgjithshëm për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, Tomson Rojters shprehet: “Që prej nisjes së Ligës Botërore të Ekonomisë Islame” në vitin 2012 filluam të ndjenim interesimin e shtuar nga fondet e ndryshme të investimit, nga kompanitë dhe institucionet financiare botërore, në lidhje me sektorët e ekonomisë islame dhe përbërësit e saj.”

Fondet për bamirësi janë një mjet përdorimi i dobët

Në takimin me temë “Aktiviteti humanitar në botën islame; shfrytëzimi i sufiçitit të kapitalit të painvestuar për të nxitur zhvillimin shoqëror”, ekpertët u treguan të kujdesshëm, që të shoqëroheshin edhe nga ekspertë të tjerë, që përfaqësonin shoqata vakëfesh dhe institucione bamirësie, në mënyrë që të zbulonin së bashku një strategji efiçente për manaxhimin e fondeve për bamirësi, në mënyrë të atillë që të garantojnë krijimin e një efekti real dhe të prekshëm në shoqërinë moderne.

Disa prej tyre mendojnë se fondet që lëvrohen për humanizëm islam përmbajnë një mekanizëm relativisht të dobët në procesin e zhvillimit shoqëror. Pavarësisht se asetet janë të shumta, ato nuk gjenerojnë shumë të ardhura dhe kanë efekt tepër të kufizuar mbi shoqëritë, që janë objektiv i një aktiviteti të tillë.

Nga ana tjetër, disa institucione të aktivitetit humanitar kanë arritur të mbërrijnë deri në tregjet më të zhvilluara, duke vënë në zbatim modele të shpikura, që realizojnë të ardhura shumë të larta dhe nga ana tjetër kanë efekte shumë të gjera në shoqëri. Duke studiuar këto përvoja mund të bëhet e mundur, që paratë e aktiviteteve humanitare islame, duke përfshirë edhe donacionet për vakëfe dhe zekat, mund të përftojnë kapacitete shumë të mëdha në mbështetjen e përpjekjeve që bëhen për të luftuar varfërinë me më shumë efiçencë në shoqëritë islame, pa llogaritur këtu arritjen e rezultateve të mira në shpërndarjen e pasurive, në mënyrë të atillë që të përfshijë ato shtresa të shoqërisë, që kanë të ardhura të kufizuara.

Veshjet dhe arti islam

Një ndër temat që diskutoi Samiti ishte edhe “Zhvillimi i artit islam: transformimi i bukurisë dhe prurjet e investimeve”, ku u diskutua për tërheqjen që krijon arti islam në të dy fushat, atë të investimeve dhe estetikës. Në temën “Tregu ndërkombëtar i hallallit; një ambicie e vështirë për t’u arritur apo një mundësi e realizueshme në një kohë të shkurtër” u diskutua rëndësia, që ka sektori i “hallallit”, si një nga sektorët e rrallë të ekonomisë islame, që po dëshmon një përhapje të gjerë në mesin e konsumatorëve dhe industrialistëve përmes gjithë kulturave.

Gjithashtu u diskutua edhe çështja “Efekti i sektorit të veshjeve konservatore: investimi në mjetet e medias sociale për të fituar një pjesë të tregut”, ku diskutantët sqaruan, se veshjet konservatore kanë fituar një popullaritet në rritje, duke i nxitur disa prodhues të veshjeve luksoze, që të zgjerohen në këtë treg që po lulëzon.

E ardhmja i përket shpikjeve

Gjatë diskutimeve në lidhje me të ardhmen e Ekonomisë Islame u shtrua pyetja: A ka mundësi reale që Ekonomia Islame të kapërcejë etapën e revolucionit të tretë industrial? Pjesëmarrësit konfirmuan rëndësinë që ka zhfrytëzimi maksimal i shpikjeve dhe mbështjetja tek zhvillimi teknologjik, për të mbështetur ekonominë islame në realizimin e zhvillimit të kërkuar dhe kalimit drejt etapës pasardhëse, që i jep mundësinë ekonomisë islame të jetë një alternativë reale e ekonomive klasike, dhe e paraqitjes së zgjidhjeve praktike në përballjen me sfidat dhe leximin e të ardhmes në mënyrë të saktë, gjë e cila ul efektin e krizave që fryjnë herë pas here në ekonomitë botërore.

Samiti bëri thirrje për domosdoshmërinë e kalimit drejt një ekonomie me baza shkencore, bëri thirrje për të punuar, për të shkëmbyer të dhënat, si dhe për të investuar në mënyrë efektive tek kapitali njerëzor, dhe përqendrimi tek kryerja e kërkimeve dhe studimeve, që hartojnë një vizion të qartë për mënyrën e përfitimit nga shanset e mundshme dhe shfrytëzimin e tyre në shërbim të shoqërive islame.

http://islamonline.net/18607

Artikulli paraprakNe dhe tjetri
Artikulli tjetërNë kërkim të dinjitetit të humbur