Nga Turqia lindore, “Çobani” shkoi në Shtetet e Bashkuara për të prodhuar jogurt. Për më pak se gjashtë vite, ai u bë miliarder. Lexojeni rrëfimin për Hamdi Ulukayn, i cili e realizoi “ëndrrën amerikane”.
Hamdi Ulukaya u lind më 1972 në Erzincan të Turqisë lindore, në një familje që kishte një fermë të qumështit. I studioi shkencat politike në Universitetin e Ankarasë, ndërsa më 1994 shkoi në SHBA për ta mësuar anglishten. Tri vjet pas ardhjes së tij, i nisi studimet e menaxhmentit, e më vonë u gjuajt në biznes.
Në fakt, ajo çfarë e shqetësonte atë kur ka shkuar në SHBA, ishte kualiteti i keq i jogurtit që e konsumonin amerikanët.
“Jogurti është shumë i hollë, shumë i ëmbël… parodi, mashtrim i pastër”, tha Hamdiu për BusinessWeek, duke krahasuar jogurtin me atë të vendit të tij – që është i trashë dhe i kripur.
Pas kësaj, ai për veten e tij prodhonte produkte qumështi, që më vonë i shiste edhe në disa dyqane të vogla. Më 2005, gjiganti Kraft Foods vendosi të mbyllë fabrikën e vet të jogurtit. Atëherë ai vendosi ta blejë, siç thotë ai, për pak para, e ta niste prodhimin e tij.
Fillimisht punësoi ish katër punëtorë të kësaj fabrike, ndërsa nga Turqia soli Mustafa Dagonanin – mjeshtrin e njohur turk të jogurtit. Fabrikën e quajti Chobani (Çobani). Ata testuan qindra receta jogurti, derisa nuk e gjetën të duhurin.
Tasat e parë të jogurtit të ri – nga shiritat lëvizës tek raftet e shitoreve – dolën më 2007. Shumë shpejtë, krahas jogurtit të rëndomtë kanë shitur edhe jogurtë të pasuruar me pjeshkë, luleshtrydhe, boronica dhe fruta tjerë.
Gjatë 2019 fabrika kishte mbi 8.1 miliard dollarë të hyra, ndërsa jogurti i “Çobanit” tani është më i shituri në SHBA. Çdo i katërti jogurt që e hanë amerikanët, del pikërisht nga fabrika Chobani.