Eksportet turke në 2012 arritën në 151.9 miliardë dollarë

Turqia ka thyer në eksport rekordin e historisë së Republikë.

Në vitin 2012 eksportet turke u rritën me 12,6% dhe u realizuan në 151,9 miliardë dollarë.

Shifrat i deklaroi Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan.

“Shuma e eksporteve në dhjetor u realizua me 11,9 miliardë dollarë. Në krahasim me vitin 2011 në vitin 2012 eksportet tona u rritën në raportin 12,6% dhe arritën në 151,9 miliardë dollarë. Kemi të bëjmë me një shifër, me të cilën mburremi dhe ndjehemi me të vërtetë krenarë. E thashë edhe më parë Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) është duke vlerësuar edhe të dhënat që disponojnë unionet e eksportuesve në bazë sektori. Shpresoj që me të dhënat që do të publikojë TUIK-u në fund të janarit, kjo shifër e eksporteve do të vazhdojë të ruajë këtë trend të rëndësishëm në historinë e Republikës dhe do të përparojë drejt 153 miliardë dollarëve. Turqia do të jetë kështu një vend që eksporton rreth 153 miliardë dollarë mallra dhe 41 miliardë dollarë shërbime, pra që realizon një eksport total me vlerë 194 miliardë dollarë”, – u shpreh Çallajan.

Ministri Çallajan objektivin e qeverisë për eksportin në vitin 2013 e deklaroi “160 miliardë dollarë”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakPas ardhjes së Muslimanëve në Tunis vërehet rritje e të ardhurave nga turizmi për 25%
Artikulli tjetërTë pasurit e shumëfishuan pasurinë e tyre me një çerek trilioni $