VIRTYTET E LËMOSHËS

Lëmosha ka nam te madh ne Islam; është prej argumenteve me te fuqishme për besimin e lëmoshëdhënësit. Kjo për faktin se njeriu nga vet natyra e tij është i prire për te punuar për fitimin e pasurisë keshtuqe shpenzimi i saj d.t.th: për të kundërshtim i natyrshmërisë se tij, dhe mu për këtë ka qene argument për shendoshmerine e besimit dhe bindjes se tij. Ne lidhje me këtë ka thënë Pejgamberi Alejhi selam” Dhe lëmosha është argument”, argument për shendoshmerine e besimit te njeriut, nëse me te e ka për qellim kenaqesine e Allahut, Subhanehu ve teala, e jo syefaqesine.
 
Mu për këtë, janë transmetuar disa citate fetare, te cilat sqarojnë vlerën, virtytet dhe mirësitë e lëmoshës dhe shpenzimit ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala, te cilat nxisin muslimanin për shpenzim dhe dhënie vetëm për hire te Allahut,Subhanehu ve teala.
 
§         Shpenzimi për lypësin dhe te ngratin ne Islam konsiderohet prej veçorive me te spikatura te robërve bamirës te Allahut,Subhanehu ve teala. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës. 51:17. Ata qenë të cilët pak flinin natën. 51:18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet. 51:19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).”.(Dharijat 16-19)
 
§     Allahu,subhanehu ve teala, iu premtoi kompensim atyre qe shpenzojnë ne rrugën e Tij. Thotë ne Kur’an” e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë “.(Sebe’ 39)
 
§         Allahu,subhanehu ve teala, përveç kësaj, shpenzuesve ne rrugën e Tij iu premtoi me shpenzim për ta shumëfish m shume. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë? “.(Bekare 245)
 
§         Lëmosha me pasuri është lloj prej llojeve te xhihadit, madje ne te gjitha ajetet e xhihadit ka ardhur me pare sesa xhihadi me arme ne dore, me përjashtim te një ajeti. Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam” Luftoni politeistet me pasuritë, vetat dhe gjuhet tuaja”. (Ebu Davudi)
 
§         Lëmosha është prej veprave me te mira dhe me te dashura tek Allahu,subhanehu ve teala. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë”Dhe se vepra me e dashur tek Allahu,subhanehu ve teala, është gëzimin qe ia dhuron muslimanit, brengen, te cilën ia largon, ose borxhin te cilin ia paguan ose urine, te cilën ia largon”. ( Bejhekiu. Shejh Albani ka thënë se hadith është i mire -hasen-)
 
§     Lëmosha ngrit njeriun deri ne pozitat me te larta. Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” Dunjaja është vetëm për katër (lloj) njerëz(ish): (për) Njeriun, te cilin Allahu,subhanehu ve teala, e furnizoi me pasuri dhe dituri ndërsa ai ne këtë ia ka friken Allahut,Subhanehu ve teala, mban lidhjet familjare, ia njeh te drejtën Allahut,Subhanehu ve teala ne këtë (pasuri dhe dituri me shpenzim dhe mësim). Kjo është pozita me e mire…”. (Tirmidhiu)
 
§         Sadakaja largon fatkeqësitë dhe belatë si dhe shpëton njeriun nga dertet dhe kohet e liga. Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” Veprat e mira te ruajnë nga arenat e te këqijave, sëmundjeve (epidemive) dhe shkatërrimeve. Vepërmirët ne dunja janë vepërmirë ne Ahiret”. (Hakimi ndersa Sjeh Albani e ka cilesuar si sahih)
 
§     Shperblimin e madh te sadakase e sqaron ky hadith, ne te cilin thote Pejgamberi Alejhi selam” Nuk ndodhe te jap lëmoshë ndokush nga diç e mire-sepse Allahun nuk pranon tjetër përveç se mirës- e te mos e merr Rrahmani (Allahu) ne dorën e djathte te Tij, madje qofte edhe një hurme, e te rritet ne dorën e Rrahmanit derisa te jete me e madhe sesa kodra…”. (Muslimi)
 
§     Sadakaja shuan mëkatet dhe shlyen gabimet dhe veprat e këqija. Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam”  Sadakaja shuan mëkatin sikurse qe uji shuan zjarrin”. (Tirmidhiu)
 
§         Sadakaja prej shkaqeve me te mëdha te bereqetit te pasurisë, shtimit te rizkut (furnizimit) dhe kompensimit nga Allahu, subhanehu ve teala, edhe me më te mire. Allahu,subhanehu ve teala, ne një hadith kudsijj thotë” O biri i Ademit! Shpenzo qe te shpenzoje për ty”. (Muslimi)
 
§     Sadakaja është mburoje prej ndëshkimit te Allahut,Subhanehu ve teala. Thotë Pejgamberi Alejhi selam” Frikësojuni zjarrit qofte edhe me një gjysme hurmeje”. (Buhariu)
 
§         Është argument i besimit te sinqerte, bindjes se forte, mendimit te mire për Allahun,subhanehu ve teala, cilësi, te cilat e bëjnë muslimanin ta llogarisë shpërblimin tek Allahu,subhanehu ve teala, te mbizotërojë mbi cytjet e shejtanit, i cili e kërcënon me varfëri dhe i cili ia zbukuron koprracinë. Te vërtetën e ka thënë Allahu,subhanehu ve teala, kur thotë” Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm”.(Bekare 268)
 
E lusim Allahun,subhanehu ve teala, te na beje prej atyre qe shpenzojnë ne rrugën e Tij dhe te mos na beje prej koprracëve për respekt dhe nënshtrim Atij, se vërtet Ai ka mundësi për çdo gjë dhe i Cili është i denje për t’iu përgjigjur lutjeve tona.
 
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, familjen dhe tere shokët e tij!
 
Falënderimi takon Allahut, Zotit te botrave!
 
 
 
Marre nga: www.islamweb.net
 
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
 
15-10-2005,
Artikulli paraprakProcesi i lidershipit në Islam
Artikulli tjetërZEKATI  NGA  ASPEKTI SOCIO – EKONOMIK