Ballina Artikuj BIZNESI ME PARIME | MBAJE FJALËN DHE PËRMBUSH PREMTIMET!

BIZNESI ME PARIME | MBAJE FJALËN DHE PËRMBUSH PREMTIMET!

Një nga parimet e rëndësishme të tregtisë në Islam është përmbushja e premtimeve dhe mbajtja e fjalës së dhënë.

Kur tregtari i premton klientit një çmim, një afat dorëzimi, një cilësi të caktuar të produktit apo një shërbim, ai duhet ta mbajë fjalën e dhënë.

Premtimi nuk është vetëm fjalë, por përgjegjësi dhe amanet.

Allahu i Madhëruar thotë:

﴿وَأَوْفُوا بِالْعَهْدِ إِنَّ الْعَهْدَ كَانَ مَسْئُولًا﴾

“Zbatojeni premtimin, sepse për premtimin do të jeni përgjegjës.” (El-Isra, 34)

I Dërguari i Allahut ﷺ na ka mësuar se thyerja e premtimit është një nga shenjat e hipokrizisë.

Prandaj, tregtari që e respekton fjalën e dhënë fiton besimin e klientëve, ruan emrin e mirë dhe ndërton marrëdhënie të qëndrueshme në biznes.

Mos premto atë që nuk mund ta përmbushësh dhe mos e humb besimin e dikujt për një fitim të përkohshëm.

Në tregti, fjala e mbajtur është vlerë, premtimi i përmbushur është amanet dhe besimi i fituar është pasuri.

Tregti me ndershmëri, fitim me bereqet!

/Përmblodhi: Hoxhë Fuad Ferati/

Artikulli paraprakBIZNESI ME PARIME | Mos mashtro në tregti, ndershmëria është bereqet! – Hoxhë Fuad Ferati
Artikulli tjetërPasuria, sadakaja dhe nijeti: Tri mësime që përcaktojnë vlerën e njeriut