Njohja e rregullave të shitblerjes dhe e marrëdhënieve ekonomike nuk është e rëndësishme vetëm për tregtarët dhe biznesmenët, por për çdo individ.
Gjatë jetës së përditshme, secili prej nesh blen, shet, merr ose jep diçka me qira, lidh marrëveshje, jep apo merr hua dhe përfshihet në forma të ndryshme të transaksioneve ekonomike.
Për këtë arsye, është e domosdoshme të njohim dispozitat islame që rregullojnë këto marrëdhënie, në mënyrë që veprimet tona ekonomike të jenë në përputhje me parimet e fesë.
Nuk mjafton të dimë si të fitojmë pasuri, por duhet të dimë edhe cilat janë rrugët e lejuara për ta fituar atë.
Të ardhurat e ndershme, marrëveshjet e drejta dhe respektimi i të drejtave të të tjerëve janë pjesë e rëndësishme e etikës ekonomike islame.
Tregti me ndershmëri, fitim me bereqet!
MSc. Fuad Ferati











