Njerëzve u është zbukuruar dashuria e dëshirave [të kësaj bote]

Zoti i Madhërishëm thotë:
“Njerëzve u është zbukuruar dashuria e dëshirave [të kësaj bote], dashuria të kenë gra (burrat), fëmijë, kintarët¹ e grumbulluar prej ari dhe argjendi, kuaj të bukur, bagëti, dhe pemë e të mbjella… e këto janë kënaqësi të jetës së kësaj bote. Por te Zoti është vendkthimi më i shkëlqyeshëm!” [Al Imran: 14]

“kintarët e grumbulluar”: Shprehje që tregon për pasurinë e shumtë (ar dhe argjend), të vënë palë mbi palë.²

“prej ari dhe argjendi“: dy lloje monedha që janë të dashura për njeriun, sepse janë valutat me të cilat mund të blihet gjithçka, e ai që i zotëron këto të dyja, sikur zotëron gjithçka.³

Në gjuhën arabe, fjalës “ar”, i thuhet “dheheb”, që rrjedh nga fjala “dhehebe”– e që do të thotë “shkon”.

Karse fjalës “argjend”, i thuhet “fide”, që do të thotë “shpërndarje”.

Pra, të dyja këto fjalë, në gjuhën arabe, përmbajnë kuptimin e diçka që ikën e shpërndahet që mbaron, dhe që nuk ka qëndrueshmeri,⁴ gjë cila tregon se këto dy monedha janë krijuar për t’u qarkulluar, dhe jo të mbahen mbyllur, e të ruhen si thesar.

“kuaj të bukur”: për këtë janë thënë disa interpretime: kuajt e racës, të stërviturit, të hijshmit… ⁵

Razi, ka thënë: “Nga domethënia sipërfaqësore, ky ajet sikur i përfshin të gjithë njerëzit, gjë të cilën e dëshmon edhe logjika. Çdo gjë e këndshme, është e dashur për njeriun. Tregojnë se Ibn Ulkame i krishteri, e pranoi përpara vëllait të tij se e njihte vërtetësinë e Muhamedit(alejhi selatu ue selam), por nuk e shprehte dot, nga frika se mos mbretërit e romakëve ia hiqnin nga duart pasurinë edhe pushtetin”.⁶

Tefsir el Menar, thuhet: “Paratë janë mjet për të arritur dëshirat, dhe të çojnë të plotësosh teket dhe kënaqësitë. Dëshirat e njeriut janë të pakufishme, edhe llojet e kënaqësive janë të panumërta. Njeriu, për shkak të prirjes së tij të pafund, kërkon të gjejë rrugët për te dëshirat që nuk kanë fund, dhe këto dëshira lindin nga njëra-tjetra.” ⁷

Askush nuk e përmbushi gjithë çfarë dëshironte,
dhe çdo dëshirë përfundon në një dëshirë tjetër.

Dëshira këtu, është për qëllim ajo “nevojë e panevojshme”, që lind nga pangopësia.

Dashuria për paratë: Nuk ka dyshim se njeriut nuk i duket kurrë se ka shumë para, sado të shumta të jenë ato, madje kur ka shumë, kjo e bën t’i shtohet edhe më shumë dëshira e tij për to, derisa e harron se ne fakt ato janë mjet për të arritur diku tjetër nëpërmjet tyre. Por, ai mbledhjen e tyre e bën objektiv, gjen dhe zhvillon metoda të ndryshme për fitimin e tyre, e sa here merr një rrugë por që e ka të vështirë të vazhdojë në të, i bie një rruge tjetër.

I Dërguari(alejhis-salatu ues-selam) ka thënë: “Po të kishte i biri i Ademit (njeriu) dy lugina me ar, do të dëshironte të kishte të tretën.” ⁸
El Kasimij, ka thënë: “Nëpërmjet saj (pasurisë), krijohen mundësia për të drejtuar, kryesuar, për t’u nderuar dhe krenuar.”⁹

Nevojat:

Në këtë ajet, Zoti i Madhërishëm përmend gjashtë lloje dëshirash (ose tri deshira çifte: 3×2=6): gratë dhe fëmijët, dhe katër lloje pasurie: arin dhe argjendin, kafshët dhe bimët.

Këto pasuri ndahen në: Pasuri të gatshme, Të rrjedhshme (ari dhe argjendi), Pasuri konstante (kuajt dhe bagëtitë), prodhime (të mbjellat dhe frutat).

El Mauridij, ka thënë: “Dëshirat e shpirtit të njeriut janë të pafund. Kur njeriu ia plotëson vetes dëshirat në kohën kur i kërkon, ai kapërcen në dëshira të reja, dhe kështu njeriu bëhet rob i dëshirave që nuk mbarojnë, dhe skllavi dëshirave që s’kanë të sosur”.¹⁰

Dr. Refik Junus el Masri / ” Interpretimi ekonomik i Kuranit Fisnik”

¹ Kintari – njësi matëse, afërsisht 50 kg. (https://www.merriam-webster.com/dictionary/kantar)
² Tefsir Taberi, 3/201; Tefsir Kurtubi, 4/31; Tefsir Ebi Hajan, 3/52.
³”Tefsir Er-Razi, 7/197; Gazaliu, Ihja ulumi din, 4/88.
⁴Tebir Kumbs, 4/33, Sujati, Dar el Mentor, 3/58.
⁵Tefir Tabent, 3/202
⁶Tefur Er Ran, 7/195
⁷Tefer El Menar, 3/243
⁸ Buhariu dhe Muslimi.
⁹Xhemaludin el Kasimi, Mchasin et Tevil, 2/62 (më tutje: Tefsir El Kasimi))
¹⁰Edebed-dunja ved-din, fq.336.

Artikulli paraprakPrirja ballkanase për apartamente në bregdetin shqiptar
Artikulli tjetërQËNDRONI TË URITUR