SPROVAT E KOHËS TONË DHE ILAÇI I TYRE

Nga Abdullah ibn Amr ibn As përcillet se Profeti ynë, alejhi salatu ue selam, ka thënë:

“Të gjithë Profetët që ishin para meje, e kishin si detyrë t’i tregonin njerëzve të tyre atë që dinin se ishte e mirë për ta, dhe t’i paralajmëronin ata, për atë që dinin se ishte e keqe për ta. Populli juaj shëndetin do ta ketë në fillimin e tij, ndërsa fundi i tij do të preket nga belara dhe gjëra të cilat do t’i refuzoni. Do të vijnë sprova, të cilat do të zbusin njëra-tjetrën. Do t’i vij sprova dhe besimtari do të thotë: Kjo është shkatërruesja ime! Më pas ajo do të largohet. Do të vijë përsëri sprova e ai do të thotë: Kjo është! Kjo është! Ndaj kush dëshiron t’i largohet Zjarrit dhe të futet në Xhenet, le ta presë vdekjen duke besuar tek Allahu dhe Dita e Fundit, e le të sillet me njerëzit ashtu siç do të dëshironte që ata të silleshin me të…”(Muslimi nr. 1844)

Dy fjalë mbi hadithin:

Profetët u kanë mësuar besimtarëve çdo të mirë që duhet të bënin dhe çdo të keqe nga e cila duhet të ruheshin, në kuadër të kësaj vijimësie edhe Profeti ynë ka ndjekur shembullin e tyre, detyrë kjo e të gjithë Profetëve. Profeti ynë këtu thotë duke iu drejtuar sahateve të tij dhe nëpërmjet tyre umetit të tij, se brezi i parë i këtij umeti apo fillimi i tij do te jetë i shëndoshem në besim dhe nuk do te ketë telashe dhe fitne, ndërkohe ata qe vijnë pas tyre, sidomos sa me shumë i afrohet fundit të botës, do të ndeshen me sprovat, gjëra të këqija, bela dhe fitnetet do te shtohen dhe zmadhohen aq sa ato që do të kalojnë besimtarët nga ato që i vijnë do të duken më të lehta, pra sa më shumë kalon koha; fitnet dhe sprovat bëhen edhe më të vështira sesa ato që ishin para tyre, aq sa besimtari që ndeshet me to në çdo njërën prej tyre do të mendoj se ajo është me madhja, ndërmjet këtyre fitneve do ketë qetësi, por ato nuk do të ndërpriten, por do të vijnë njëra pas tjetrës dhe ne te gjitha gjendja do te jete e keqe sa qe besimtari do frikësohet për besimin e tij, por ai që do të shpëtojë besimin dhe fenë tij nga këto fitne, pra te shpetoje nga zjarri pra nga punët dhe shkaqet qe te çojnë në të dhe të hyj në xhenet, pra te bej ato qe duhet për të hyrë në të, duhet të mbahet fortë pas besimit në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, dhe gjithshka qe nënkuptojnë këto te dyja, si dhe të sillet mire me njerëzit, duke menduar për ta si për veten e tij, kjo duke u bere mire, duke i këshilluar etj.. pra nga këto fitne mund të shpëtoje vetëm duke besuar forcërisht, duke qene i devotshëm dhe duke bere sa me shume pune te mira, siç kuptohet kjo edhe nga hadithe te tjera, si p.sh, “Nxitoni me punë të mira para se t’u vijnë sprova (fitne) si errësira e natës, ku dikush gdhin besimtar dhe ngryset qafir, ngryset besimtar dhe gdhin qafir, e shet fenë e tij për diçka të kësaj bote.”

Përshtati: Justinian Topulli

Artikulli paraprakPuna në Islam
Artikulli tjetërIslami dhe kriza e modernizmit