Qytetet më të shtrenjta në botë janë New York-u dhe Singapori, sipas një sondazhi vjetor nga departamenti i kërkimit dhe analizës së Njësisë së Inteligjencës Economist (EIU).
Kjo është hera e parë që New York-u kryeson renditjen. Numri një i vitit të kaluar, Tel Avivi, tani është në vendin e tretë, raporton BBC.
Kostoja mesatare e jetesës në qytetet më të mëdha të botës u rrit me 8.1 për qind këtë vit, sipas hulumtimit të EIU.
Lufta në Ukrainë dhe ndikimi i virusit Corona në zinxhirët e furnizimit u identifikuan si faktorë kontribuues në rritjen e kostove. Inflacioni ishte veçanërisht i lartë në Stamboll, ku çmimet u rritën me 86 përqind, Buenos Aires (64 përqind) dhe Teheran (57 përqind).
Inflacioni i lartë në SHBA ishte një nga arsyet që New York-u kryesonte listën. Los Angeles dhe San Francisko gjithashtu u renditën në top 10. Në fillim të këtij viti, inflacioni në SHBA ishte më i larti në 40 vitet e fundit.
Forcimi i dollarit është gjithashtu një nga faktorët pse qytetet amerikane janë ndër dhjetëshen më të shtrenjtë në botë./tesheshi/
Comments are closed.