Autobusët pa shoferë hyjnë në përdorim në Korenë e Jugut

Në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, kanë hyrë në përdorim autobusët pa shoferë të zhvilluar nga prodhuesi i automjeteve Hyundai.

Mediat vendase njoftuan se autobusët pa shoferë filluan të përdoren. Autobusët qarkullojnë midis Sewoon Mall dhe Cheonggye Plaza rreth 3 kilometra.

Thuhet se autobusët e prodhuar nga Hyundai mund të udhëtojnë në destinacionin e caktuar falë kamerave dhe rrezeve lazer.

Qytetarët duke rezervuar udhëtimin mund të hipin në autobusë pa pagesë.

Autobusët përdoren për distanca të shkurtra në kuadër të masave të përkohshme të sigurisë ndërsa në të ardhmen distancat do të zgjerohen.

/Anadolu Agency

Artikulli paraprakKosova përfitoi nga BE përkrahjen më të madhe për kokë banori për energjetikë
Artikulli tjetërLIDERSHIPI EDUKATIV DHE FUSHA PERSONALE E MORALIT DHE SJELLJES – Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

Comments are closed.