Banka Qendrore Evropiane (ECB) po teston euron digjitale, por nuk do ta prezantojë atë përpara fundit të vitit 2026, tha anëtari i bordit ekzekutiv të Bundesbank, Burkhard Balz.
“Deri në fund të periudhës së provës, vjeshtën e ardhshme, Këshilli i BQE-së, në bashkëpunim me ligjvënësit evropianë, do të vendosë për fazën e zbatimit të euros digjitale”, tha Balz në një konferencë në Frankfurt të mërkurën.
Monedha digjitale mund të përdoret pas kësaj, por “jo para vjeshtës 2026”.
Në korrik të vitit të kaluar, ECB vendosi të nisë një rishikim dyvjeçar të kushteve për digjitalizimin e euros, duke përfshirë kushtet teknologjike dhe ligjore, për shembull ato për mbrojtjen e të dhënave, dhe vetëm më pas të marrë një vendim.
Nëse ka një të tillë, euro digjitale do të jetë vetëm një variant i parave të gatshme, i cili sigurisht do të mbetet në qarkullim. Digjitalizimi i euros është një përgjigje e mundshme ndaj kriptomonedhave si bitcoin dhe ethereum, por me avantazhin e stabilitetit pasi do të jetë nën autoritetin e një Bankë Qëndrore.
Zgjidhjet e pagesave të digjitalizuara janë tashmë në domenin e kompanive të teknologjisë së lartë.
“Përkundrazi, euroja e digjitalizuar mund t’u ofrojë qytetarëve një mjet pagese të qëndrueshme”, tha Balz.
Përveç ECB-së, mundësitë e digjitalizimit të monedhave janë duke eksploruar edhe disa banka të tjera qendrore./ CoinTelegraph
Comments are closed.