Një delegacion nga Kosova po qëndron për vizitë studimore në Estoni. Qëllimi i vizitës është të përfitohet nga përvoja e Estonisë në fushën e menaxhimit të mbeturinave, me fokus te organizimin i sistemit informativ për mbeturina, regjistrat e mbeturinave dhe procesi i raportimit, ka njoftuar Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
AMMK tregon se gjatë vizitës, delegacioni nga Kosova, përveç takimeve biletarele me përfaqësuesit e Agjencisë së Mjedisit të Estonisë dhe institucione tjera mjedisore ka pasur rastin të shohë nga afër organizimin e menaxhimit të mbeturinave, si funksionimin e sistemit te depozitave, sistemit te operimit të ndarjes dhe reciklimit te mbeturinave, menaxhimin e e deponive sanitare etj.
“Përveç zyrtarëve nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, pjesë e vizitës janë edhe përfaqësues nga MMPHI, MAPL, ASHI, sektori privat dhe përfaqësues nga GIZ. Vizita është realizuar në kuadër të projektit për ngritjen e sistemit informativ për mbeturina në Kosovë të mbështetur nga Qeveria Gjermane, bashkëfinacuar nga zyra e BE-së dhe implementuar nga GIZ”, thuhet në njoftim./Motilokal
Comments are closed.