ATK prezanton projektin e radhës për “Mos deklaruesit”

Përmes projektit  “Mos deklaruesit”, do të identifikohen tatimpaguesit, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas Ligjit, pra identifikimin e tatimpaguesve që nuk deklarojnë dhe deklarojnë me vonesë.
Arsyeja e përzgjedhjes dhe identifikimit të kësaj kategorie të tatimpaguesve, sipas ATK-së,  është bërë duke u nisur nga realizimi i qëllimit strategjik për përmirësimin e përmbushjes tatimore sa i përket deklarimit dhe deklaruesve (deklarimit) me vonesë, meqenëse kjo kategori renditet me nivel të lartë të riskut.
Trajtimi i mos deklaruesve dhe deklaruesve me vonesë do të realizohet përmes aplikimit të aktiviteteve, si në vijim:
-Masat parandaluese, dhe
-Masat për trajtimin e mos deklaruesve.
Projekti theksohet se do të zgjerohet për të adresuar rreziqet e mos deklarimit dhe deklarimit me vonesë, duke përdorur një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar edhe në aktivitetet e vizitave dhe kontrolleve tatimore.
Ndryshe, Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që të deklarojnë dhe paguajnë tatimin saktë dhe në kohë./kontabiliteti
Artikulli paraprakQeveria miraton Projektligjin për masa të përkohshme të produkteve themelore në treg
Artikulli tjetërHUTBEJA E TË DREJTAVE TË PUNËTORËVE