Mansour al-Reqeiba përmes Snapchat-it ka biseduar me Sulejman Rajihin, një nga biznesmenët më të njohur në Arabinë Saudite, i cili me këtë rast i tregoi se bashkëshortes dhe fëmijëve të tij u kishte dhanë pjesën e tyre legjitime, ndërsa pjesën tjetër e kishte dhënë për bamirësi, si vakëf.
Rajhi zbuloi se vlera e vakëfit sot arrin në 60 miliard rijal saudit, që do të thotë pak më shumë se 16 miliardë dollarë. “Kjo konsiderohet si një nga dhuratat më të madhe në botën islame,” komentoi Mansour.
Dhurata islame, në gjuhën arabe e njohur si vakëf, sipas dispozitave sheriatike është dhuratë e patjetërsueshme bamirësie, ku zakonisht përfshin dhuratën në të holla, apo në të mira tjera materiale për qëllime fetare ose bamirëse, pa qëllim të riposedimit.
Rajhi, i cili është 97 vjeç, tha se ka kërkuar nga fëmijët e tij që mos ta dërgojnë për shërim jashtë Arabisë Saudite, duke thënë se ai është plotësisht i bindur se mjekët saudite janë aq të mirë sa edhe ata nga jashtë.
Ai është një nga miliarderët e rrallë saudit që pasurinë nuk e ka trashëguar nga familja, por e ka fituar gjatë jetës së tij me punë, duke filluar nga zeroja. Ai filloi të punojë si fëmijë nga mosha nëntë vjeçare, duke pastruar shtëpitë e familjeve të pasura dhe punë tjera fizike.
Më pas filloi të merret me tregti, duke u bërë një nga njerëzit më të pasur, jo vetëm në vend e rajon, por edhe në mbarë botën.
Ai është themeluesi i bankës Al-Rraxhi (Al-Rajhi), banka Islame më e madhe në botë, një nga kompanitë më të mëdha në Arabinë Saudite.
Në listën e njerëzve më të pasur në botë ‘Forbes’, për vitin 2011. Rajhi është renditur në vendin e 120 me një pasuri të vlerësuar në 7.7 miliardë dollarë.
Megjithatë, Sulaiman Al-Rajhi sot nuk posedon asgjë përveç rrobave të tij. Ajo këtë e zgjodhi vullnetarisht dhe thotë se kurrë nuk është ndjerë më i lumtur./islamgjakova
Comments are closed.