5 Gjërat që nuk duhet të bëni kur largoheni nga një punë

Nëse keni vendosur të ktheni një projekt të lënë mënjanë në një karrierë me kohë të plotë apo nëse motivimi juaj po ulet çdo ditë e më shumë në punën që jeni aktualisht, ndoshta ky është momenti i duhur për të dhënë dorëheqjen.

Nëse zgjidhni të largoheni me dramë, ju rrezikoni të dëmtoni reputacionin tuaj personal dhe vini në pikëpyetje integritetin tuaj. Bëjini një favor vetes dhe mbani qëndrimin e duhur gjatë gjithë proçesit.

Gjërat që duhet të shmangni kur keni vendosur të jepni dorëheqjen

1. Shmangni shpërthimet emocionale.

Edhe nëse vjen një moment ku gjërat acarohen, rezistojini dëshirës për të bërë një dalje të papritur apo dramatike. Merr frymë thellë. Mos e jep veten në publik. Qaj kur të jesh vetëm. Por mos shpërthe me zemërim, duke përmendur emra njerëzish ndërkohë që je duke u larguar. Mos vër rrezik karrierën tënde me ktë skenë momentale “trimërie”.

Nuk ka rëndësi ku punon, bota është portokalle kështu që sjellja është ajo që vlerësohet.

2. Mos lërë që shefi ta marrë vesh ikjen tënde nga dikush tjetër.

Nëse e keni vendosur që do të largoheni, atëherë personi i parë që duhet të marr vesh dorëheqjen tuaj është vetëm drejtuesi juaj. Biseda duhet bërë personalisht; pavarësisht rrethanave, ju do të vlerësoheni më shumë nëse përballeni vetë me shefin. Mos e lajmëroni atë me email, mesazh, në rrjete sociale apo me një shënim në zyrë.

3. Mos u bëj mendjemadh pasi ju ke dhënë lajmin.

Bëje punën mirë deri ditën e fundit. Shpenzoi minutat e fundit i përgatitur për të dorëzuar detyrat e tua në vend që të dorëzohesh duke i lënë gjërat të papërfunduara. Në këtë mënyrë do të vlerësohesh akoma më shumë nga të gjithë.

4. Mos mendo se kjo është hera e fundit që do t’i shohësh kolegët e tu.

Gjithmonë ka një ndenjë të rreme për largimin nga puna. Është e rëndësishme të mos harroni se e ardhmja juaj dhe e kolegëve tuaj është disi e ndërthurur. Ne jetojmë në të njëjtin univers, dhe asnjëherë nuk e dimë se çfarë do të na sjellë fati.

Ndoshta një ditë ti mund të duash të rikthehesh përsëri në këtë punë. Ndoshta ti mund të jesh klient i kësaj kompanie. Çështja është që, ti nuk e di se ku do të të çojë karriera jote dhe në cilin shteg do të ndërpriten rrugët tuaja, kështuqë është në interesin tuaj të keni marrdhënie të mira me të gjithë.

5. Mos i lërë ata të lumturohen për ikjen tënde.

Qëndro pozitiv dhe profesional deri në ditën e fundit. Përshtypja që lini në fund është po aq e rëndësishme sa ajo e fillimit. Është më mirë t’i bësh ata të ndihen keq për faktin që ti po largohesh në vend që të ndihen të lehtësuar nga ikja jote!/Inc

Artikulli paraprakPuna e një ekonomisti
Artikulli tjetër“Top 10” website-et më të mira për sipërmarrësit