Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Republikës së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj dha një përgjigje për “pse”-në e mosuljes së çmimit të naftës në pika furnizmi ndërsa ka ulje në bursa.
Duke avokuar Bordin e ashtuquajtur të Transparencës, i cili dikton çmimet e karburanteve pa jua lënë atë pronarëve, ajo tha se vendimet merren për naftën e rafinuar dhe jo naftën në bursa.
“Ju ftoj të analizoni ecurinë e çmimeve të bursës për produktet që janë nën ombrellën e bordit dhe jo të bordit për naftën bruto që ka një lëvizje të ndryshme nga nafta e rafinuar”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë për median.
“Vendimet janë transparente dhe mos e dezinformoni opinionin publik“, tha ministrja./tesheshi/