Kurti: Kosova do të ketë bateri akumuluese me kapacitetë 10 herë më shumë se Italia

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova sa i përket baterive akumuluese do t’i ketë 10 herë më shumë se Italia, për kokë banori.

“Bateritë janë vendimtare kur ke politika për gjenerimin e energjisë me burime të ripërtritshme, edhe dielli edhe era mund të akumulohen e të përdoren më vonë, Në e dimë se diell natën nuk kemi, nëse do të duhet energjia natën, nuk mund ta akumulosh përmes diellit si burim, por nëse ke baterinë e cila energjinë që e kam hedhur ditën, mund ta përdorim natën, kjo bëhet e mundshme”, është shprehur Kurti gjatë një konference.

“Çka na ka bërë të lumtur e të gëzuar me këtë rast është fakti jemi edhe të parët në Ballkanin Perëndimor, të tjerët mund të na marrin neve si shembull. Në Ballkanin Perëndimore nuk ka bateri, duhet të shkosh në Itali e Slloveni, që të mbërrish te bateritë akumuluese, çfarë ne do t’i kemi në grantin me MCC-në”, shtoi ai.

Kurti mori shembull Italinë, se si për kokë banori, Kosova do të ketë kapacitete më shumë.

“Jo vetëm që duhet të shkosh ne Itali e Slloveni. Nëse shikojmë për kokë banori, Kosova do të ketë kapacitete me bateri akumuluese 10 herë më shumë se Italia, Kosova do t’i ketë 340 megavat orë me 1.85 milionë banorë, ndërkaq Italia i ka 1250 megavat orë kapacitet energjetik me bateri, por i ka 60 milionë banorë”./Motilokal.com

Artikulli paraprakInvestimi i kohës sonë (pasuritë më të çmuara të jetës sonë) Pjesa 2 nga 2
Artikulli tjetërAfro 3 mijë ndërmarrje të reja ekonomike u regjistruan vetëm gjatë muajve prill-qershor në Kosovë