Pandemia COVID-19 ka qenë e mirë për kuletat e të pasurve.
Rreth 573 persona i janë bashkuar nivelit të miliarderëve që nga viti 2020, duke e çuar totalin në 1668, sipas analizat të Oxfam, raportoi CNN të martën. Kjo nënkupton se një miliarder i ri është krijuar çdo 30 orë, mesatarisht, deri tash gjatë pandemisë.
Miliarderët kanë parë vlerën neto të tyre të ngritet me 3.8 bilionë dollarë, ose 42%, në 12.7 bilionë dollarë gjatë pandemisë. Një pjesë e madhe e rritjes është bërë nga arritjet e tregjeve të ndihmuara nga qeveritë të cilat kanë ndarë para për shkak të ndikimit të koronavirusit.
Shumë nga ngritjet në të ardhura erdhi në vitin e parë të pandemisë. Më pas filloi të binte pak.
Në të njëjtën kohë, COVID-19, rritja e çmimit të ushqimeve mund të çojë deri në 263 milionë persona në varfëri të skajshme këtë vit, duke kthyer dekada përparimi prapa.
“Asnjëherë nuk kam parë një rritje kaq dramatike të varfërisë dhe rritje të pasurisë në të njëjtën kohë në histori”, ka thënë Max Lawson nga Oxfam.
Që të ndalet rritja masive e të pasurve në një pabarazi ekstreme dhe të ndihmohen të varfrit me rritjen e çmimeve, Oxfam po shtyn qeveritë që t’i tatojnë të pasurit dhe korporatat. /koha/