Sa kushton tërheqja e parave nga secila bankë në Kosovë?

Buletini Ekonomik ka hulumtuar çmimoret e gjashtë bankave më të mëdha që funksionojnë në Kosovëtek pjesa e tërheqjeve me kartela dhe nëpër sportele. Pothuajse për çdo tërheqje aplikohet tarifë, ndërsa çmimi varion nga ajo nëse tërheqja bëhet në bankomatët brenda degëve apo në bankomatët që janë në pika të ndryshme të qytetit.

Qytetarët e Kosovës paguajnë tarifa edhe për tërheqjet më të thjeshta të parave të tyre nga bankomatët e bankave komerciale në vend. Çmimi varion nga ajo nëse tërheqja bëhet në bankomatët brenda degëve apo në bankomatët që janë në pika të ndryshme të qytetit. Zakonisht nëse tërheqjet bëhen nëpër bankomate afër degës së bankës, tarifa është më e lirë dhe e kundërta.

Buletini Ekonomik ka hulumtuar çmimoret e gjashtë bankave më të mëdha që funksionojnë në Kosovë.

Banka Raiffesisen aplikon një tarifë prej 30 centëve për çfarëdo tërheqje nga qytetarët nëpër pikat e ndryshme të bankomatëve jashtë degës së saj. Kurse për tërheqjet e parave në bankomatët brenda degës, ajo ka një tarifë prej 20 centëve. Ndërkaq, për tërheqjen e parave nga individët që kanë llogari në këtë bankë me pako të ndryshme të saj, aplikon tarifë vetëm 5 cent, në të dy llojet e bankomatëve. Por, nëse duam të tërheqim para direkt nga sportelet e kësaj banke, jo nga bankomatët, atëherë aplikohet tarifa prej 2 euro e gjysmë për tërheqjet deri në 100 mijë euro, kurse për ato mbi 100 mijë euro atëherë banka llogaritë një tarifë me përqindje prej 0.1%(3) të shumës së tërhequr.Për tërheqjen e të hollave nga bankomatët e bankave tjera, për individët dhe bizneset që posedojnë Debit Kartela, kjo bankë aplikon një tarifë prej 4 eurove. Të njëjtën tarifë e zbaton edhe për tërheqjen e të hollave në bankat jashtë Kosovës, duke përfshirë sportelet apo zyrat e këmbimit të parave, si dhe ATM-të apo bankomatët jashtë vendit. Por, këto tarifa vazhdojnë të ngriten nëse keni llogari në këtë bankë me llojet e ndryshme të kartelave, si p.sh për Kredit kartelat për individë dhe biznese dhe ato Master Card që shkojnë deri në 5 euro.

Banka NLB gjithashtu zbaton tarifa për çfarëdo tërheqje në bankomatët e saj. Për çdo tërheqje nga 5 euro deri në 1 mijë euro në sportelet e kësaj banke, çdo person fizik duhet të paguajë tarifën prej dy eurove. Përjashtim këtu bëjnë pensionistët, studentët dhe llogaritë për jetimë dhe ata me asistencë sociale që këtë shërbim e marrin pa provizion.Kurse për tërheqjet nëpër ATM brenda degës, NLB ia ndalë klientit 10 cent, kurse jashtë degës – 15 cent, për kartelat debitore. E tërheqja në ATM-të e bankave tjera (brenda dhe jashtë shtetit) është 3 euro.Edhe te kjo bankë, tarifat variojnë sipas llojeve të kartelave. Për ata me kartela kreditore, kjo tarifë shkon deri në 3 euro për tërheqje në bankomatët e kësaj banke, kurse 5 euro për tërheqjet në bankomatët e bankave të tjera. Po ashtu edhe tërheqja me kartela të huaja (nga jashtë Kosovës) në ATM të NLB Bankës, ka një tarifë prej 5 eurove.

Banka Kombëtare Tregtare gjithashtu ka provizion për tërheqjet nëpër bankomatët e saj, si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj, përveç tërheqjes nga bankomatët e saj me kartela të debitit. Për tërheqjet kesh deri në 10 mijë euro në degë, kjo bankë aplikon tarifë prej 1 euro e 50 cent, kurse për ato mbi 10 mijë euro, banka llogarit 0.10 përqindëshin e shumës së tërhequr. Për kartelat e debitit për individë dhe biznese, ky shërbim nga kjo bankë është falas brenda Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa për tërheqjet e të hollave në bankomatët e bankave tjera lokale dhe jashtë shtetit, ky shërbim ka një tarifë prej minimumit 3 eurove. I njëjti shërbim, por për ata që kanë karta krediti në këtë bankë, iu duhet të paguajnë një tarifë prej minimum 5 euro si brenda ATM-ve të BKT-së si jashtë saj.Ndërkohë, klientët e Bankës TEB mund të tërheqin para nga bankomatët e saj brenda dhe jashtë degës pa pagesë fare. Por, për tërheqjet e të hollave nga bankomatët e bankave të tjera dhe atyre jashtë Kosovës, iu duhet të paguajnë nga dy euro. Kurse për ata që kanë kartela të kreditit në këtë bankë, për tërheqjen e parave të gatshme si në bankomatët brenda degës dhe ata jashtë saj, ashtu edhe për tërheqjet e parave në bankomatët e bankave të tjera në Kosovë dhe jashtë saj, ka një tarifë prej 3 euro për secilën tërheqje.

Edhe Pro Credit Bank ka një tarifë përfshirëse mujore prej 5 eurove për shumë shërbime që kryen. E në këtë pako hyjnë edhe tërheqjet dhe deponimet brenda bankomatëve të Pro Credit Bank-ës me kartelë debiti, por që nuk saktësohet se sa është çmimi i saktë për këtë shërbim. Kurse për tërheqjet në bankomatet e bankave të tjera në Kosovë dhe jashtë saj, kjo bankë zbaton tarifën prej minimum 3 eurove.

Për fund, edhe Banka për Biznes ka një listë të tarifave për këto lloj shërbimesh. Për tërheqjet e parave në ATM-të e bankës për Biznes ka një tarifë prej 10 centëve, për tërheqjen e parave në ATM e bankave të tjera brenda dhe jashtë Kosovës zbatohet tarifa prej 3 eurove nga kjo bankë, kurse deponimet e parave në ATM-të e BPB-së janë pa pagesë. Po ashtu, kjo bankë ka edhe një tarifë për tërheqjet me kartelë të lëshuar nga bankat tjera jashtë Kosovës, në ATM të BPB-së, e që është 5 euro. /Buletini Ekonomik/

Artikulli paraprakSistemi i pagesave dhe shpërblimeve në Islam
Artikulli tjetër3 mënyra për të kuptuar nëse strategjia juaj e rritjes po ju ndihmon në të vërtetë të rriteni