Tashmë ka kaluar në Qeveri projektligji që mundëson rritjen e pagës minimale në 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për pagat nën pragun e pagës minimale.
Kjo do të ndryshojë edhe shkallët tatimore në Kosovë.
Deri tani pagat janë tatuar sipas shkallëve tatimore nga 0 deri në 10 për qind për punën primare, ndërsa për ato sekondare mbi 10 për qind.
Me propozimin e ri, kjo ndryshon pasi hiqet detyrimi tatimor për pagat deri në 250 euro neto. Pra, çdo punëtor do të paguajë 6.8 euro më pak tatim për pagë.
Me fjalë tjera, sipas këtij propozimi, do të jenë në fuqi tri shkallë të tatimit në pagë:
- Paga e tatueshme deri në 250 Euro; S’ka tatim = 0%
- Paga e tatueshme nga 250.01 deri në 450 Euro; Tatimi = 8%
- Paga e tatueshme mbi 450.01 deri në pa limit; Tatimi = 10%