Banka e Anglisë është e gatshme të rrisë më tej normat e interesit të enjten, por ajo përballet me një dilemë në rritje, pasi lufta në Ukrainë paraqet kërcënime për inflacionin dhe rritjen ekonomike.
Duke pasur parasysh pasigurinë në rritje, ekspertët tani parashikojnë se inflacioni mund të kalojë parashikimin e bankës prej 7.25 për qind, duke arritur në mbi 8 për qind deri në prill – ose edhe me numra dy shifror – pasi kriza e Ukrainës dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, i çojnë çmimet e karburantit dhe energjisë në nivele edhe më të larta.
Ndërsa banka është nën presion për të rritur normat e interesit për të vënë nën kontroll inflacionin, ajo pritet të jetë më e kujdesshme duke pasur parasysh pasigurinë rreth së ardhmës ekonomike.
Banka ka rritur tashmë normat e interesit dy herë rradhazi në tre muajt e kaluar, bashkë me rritjen e fundit tremujore, duke bërë që niveli i normave të interesit të rritet me një nivel prej 0.5% në fillim të shkurtit, rritje e cila u shoqërua me paralajmërime për rritje edhe më të madhe për periudhat që vijnë.
Por pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ka bërë që tregjet financiare të zvogëlojnë pritjet e tyre për rritje të normave të interesit këtë vit, së bashku me bankat qendrore në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, të cilat pritet të kenë shumë më shumë kujdes.
Shumica e ekonomistëve ende presin që Banka e Anglisë të rrisë normat në 0.75 për qind gjatë mbledhjes së këtij muaji. Megjithatë, kjo nuk parashikohet të pasohet me një seri të shpejtë rritjesh, pasi ekonomia po përballet me një trend të ngadalshëm të rritjës.
Ekziston frikë se rritja mund të vihet nën presion edhe më shumë në tremujorin e dytë, pasi kriza e kostos së jetesës dhe konflikti në Ukrainë po rëndojnë i pritshmëritë.
“Problemi i dyfishtë është se këto çmime super të larta të cilat ndikojnë në naftë, metale dhe drithëra mund të jenë të vështira për t’u përballuar për kompanitë dhe konsumatorët, duke çuar në më pak shpenzime por edhe investime, dhe mund ta shtyjnë rimëkëmbjen ekonomike në drejtim të kundërt,” tha Susannah Streeter, një analist i lartë i investimeve dhe tregjeve.
“Rregullimi i inflacionit në objektivin prej 2 për qind, është ende i vendosur si prioritet dhe ka ende shumë të ngjarë që një rritje e normës së interesit të jetë e mundur në javën e ardhshme.”
“Por duke pasur parasysh situatën e eskaluar, me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj eksporteve të naftës ruse, politikëbërësit pritet të kufizojnë rritjen në 0.25 për qind … për të tentuar të zvogëlojnë kërkesën, por jo të ndikojnë në jetën jashtë ekonomisë.”
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, ka pranuar se politika monetare mund nuk do të ketë shumë efekt për të ndikuar në çmimet globale të mallrave, por pas rritjes së normave të interesit në shkurt presionet e kostove “do të ishin edhe më të këqija” nëse ai nuk merr masa.
EY Item Club, i cili është një grup për parashikime ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, beson se banka do të ndalojë rritjen e normave të interesit, pasi ato të arrijnë rritje për 1% në këtë vit. Martin Beck, këshilltari kryesor i saj ekonomik, tha se një rritje e nivelit të normave të interesit këtë muaj ka shumë gjasa të ndodh, por theksoi se “vendimi për rritje të normave të interesit nuk është ende definitiv”.
“Siç ka theksuar Guvernatori Andrew Bailey, nuk ka asgjë që politika monetare e Mbretërisë së Bashkuar mund të bëjë, për të rritur nivelin e furnizimit me gaz dhe mallra të tjera.
“Dhe ndryshimet në normat e interesit kërkojnë 12 deri në 18 muaj për të arritur efektin e tyre maksimal. Pra, rritjet tani mund të fillojnë në një pikë kur efektet bazë dhe rënia e çmimeve të energjisë nënkuptojnë se inflacioni ka rënë ndjeshëm.”/thenationalnews/
Përkthehu: EKONOMIA ISLAME