SHBA synon të rrisë lidhjet e tregtisë dhe investimeve me Emiratet e Bashkuara Arabe

SHBA dëshiron të rrisë tregtinë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tërheqë më shumë investime nga Emiratet.

Teknologjia e pastër dhe sektorët jetikë për ekonominë e ardhshme janë fusha në të cilat SHBA është veçanërisht e interesuar në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, tha për The National Marisa Lago, nënsekretarja e tregtisë për Tregtinë Ndërkombëtare të SHBA.

Duke dalë nga pandemia e koronavirusit, ka rindërgjegjësim për rëndësinë e industrisë farmaceutike, një sektor kryesor për investimet e huaja, tha ajo.

“Ajo që ne shohim në Emiratet e Bashkuara Arabe janë investitorë jashtëzakonisht të zgjuar dhe ne shohim gjithashtu investitorë të ndryshëm që kanë ekspertizë në fusha të ndryshme,” tha zonja Lago, e cila mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar.

“Bukuria e ekonomisë amerikane është gjerësia e saj. Ne nuk jemi një ekonomi me një apo dy pol, kështu që ka mundësi në të gjithë sektorët.”

Si ekonomia më e madhe në botë, SHBA-ja ka qenë ndër destinacionet e preferuara të investimeve për investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët gjatë viteve kanë investuar në gjithçka, nga teknologjia, deri te prona dhe kapitali privat në tregjet financiare.

Në vitin 2020, investitorët nga Emiratet përbënin rreth 45 miliardë dollarë të Investimeve të Huaja Direkte në SHBA.

“Ne gjithmonë përpiqemi të shtyejmë … ose të masim investimet për sa i përket vendeve të punës, dhe kjo është mbi 17,000 vende pune në SHBA që vijnë nga investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe,” tha ajo.

Zonja Lago, e cila është në udhëtimin e saj të parë jashtë vendit që nga emërimi i saj, tha se ajo pret një “fluks të madh të investitorëve” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nga rajoni i Mena-së, për t’u bashkuar me kolegët e saj nga mbarë globali, në konferencën vjetore SelectUSA në Uashington.

Investimeve të Huaja Direkte globale u rritën me 77 për qind në vit në rreth 1.65 trilion dollarë në vitin 2021, duke tejkaluar nivelet para pandemisë, ndërsa trendi para konfliktit Ukrainë-Rusi për flukset këtë vit ishte pozitiv, bazuar në Konferencën e OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (Unctad).

SHBA-të ishin përfituesi më i madh i Investimeve të Huaja Direkte në botë vitin e kaluar, duke i dyfishuar dhe arritur në 323 miliardë dollarë ndërsa shitjet dhe blerjet ndërkufitare u rritën, sipas agjencisë së OKB-së.

Zonja Lago, e cila përfaqëson përpjekjet e qeverisë së SHBA për të ndihmuar bizneset amerikane të hyjnë në tregjet ndërkombëtare dhe të zgjerohen, tha se ka potencial të madh për të rritur më tej lidhjet tregtare SHBA-EBA.

Ne jemi të fokusuar në zgjerimin e marrëdhënies dhe se si mund ta thellojmë atë,” tha zonja Lago. “Ne kemi një marrëdhënie të fortë tregtare që ekziston në të dy drejtimet.”

Emiratet e Bashkuara Arabe, ekonomia e dytë më e madhe arabe, është tregu i vetëm më i madh i eksportit për SHBA-në në rajonin e Mena, me më shumë se 1,500 kompani amerikane që operojnë në vend.

Është tregu i 20-të më i madh i eksporteve për SHBA-në, me 16.7 miliardë dollarë eksporte vitin e kaluar. SHBA importoi 5.6 miliardë dollarë mallra nga Emiratet e Bashkuara Arabe në 2021. Tregtia totale midis dy vendeve arriti në 22.4 miliardë dollarë vitin e kaluar.

“Nëse shohim eksportet nga SHBA-ja në Emiratet e Bashkuara Arabe, mund te vërejmë se ato mbulojnë gjithçka, nga kompjuterët tek elektronika dhe kimikatet, gjë e cila pasqyron diversitetin e ekonomisë amerikane,” tha ajo.

Zonja Lago është pjesë e një delegacioni të Departamentit Amerikan të Tregtisë që përfshin 140 kompani amerikane, duke përfshirë Boeing, Visa, PepsiCo, Oracle, ExxonMobil dhe Pfizer.

Kompanitë që kërkojnë të zgjerojnë eksportet dhe kërkojnë partneritete të reja me kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe rajonin më të gjerë të Mena.

Trade Winds 2022 është ngjarja e parë tregtare që departamenti po zhvillon pas pandemisë, “kështuqë mendoj se është mjaft domethënëse që ne po vijmë në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ajo.

Kompanitë amerikane pritet të vizitojnë gjithashtu Algjerinë, Egjiptin, Izraelin, Marokun, Katarin dhe Arabinë Saudite në kaudër të panairit, i cili do të mbahet për herë të parë në rajonin e Mena.

“Ajo që ne shpresojmë të shohim nga kjo është më shumë mundësi për firmat amerikane për të rritur eksportet e tyre,” tha ajo.

Në vitin 2021, vëllimi i tregtisë SHBA-GCC u rrit në 61.6 miliardë dollarë, nga 48.8 miliardë dollarë në vitin 2020, por mbeti nën nivelin e para-pandemisë prej 70.5 miliardë dollarësh që u regjistrua në 2019.

Zonja Lago po takohet gjithashtu me zyrtarë të lartë të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, që është një “pasqyrim i faktit se të dyja qeveritë janë të fokusuara në ekonominë e së ardhmes”, tha ajo.

“Ne e dimë se kemi një përqendrim të madh tek rëndësia në teknologjinë e pastër dhe ekonominë dixhitale” tha ajo.

Zonja Lago nuk pranoi të komentojë se si ofensiva ushtarake e Rusisë në Ukrainë do të ndikojë në ekonominë globale dhe tregtinë botërore. Ajo vetëm tha ase “ne jemi në mes të tij”, ndikimi i saj është ende duke vazhduar të “shpaloset” dhe faktet në terren “mund të ndryshojnë” ndërsa kriza vazhdon të zgjerohet.

Të shtunën, Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se konflikti Rusi-Ukrainë dhe sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës – si hakmarrje për ofensivën e saj ushtarake – do të kenë një “ndikim të rëndë” në ekonominë globale.

Çmimet e naftës janë rritur në nivelet më të larta të 14 viteve këtë javë, me standardin ndërkombëtar Brent, i cili arriti gati 140 dollarë për fuçi në fillim të tregtimit të së hënës.

Konflikti tashmë ka rritur çmimet e mallrave dhe ka përkeqësuar presionet inflacioniste në nivel global./thenationalnews/

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakE drejta e arsimimit të femrës muslimane
Artikulli tjetërBorxhi i mirënjohjes