Si e ndryshuan botën autostradat gjermane?

Që prej vitit 1953, termi zyrtar për autostradat gjermane ka qenë “Bundesautobahn” – “rrugët federale”.

Aktualisht Gjermania ka 13 mijë kilometra Autobahn, çka e bën një prej sistemeve më të gjatë dhe më të dendur në botë. Shumica e rrugëve kanë 2, 3, e madje edhe 4 korsi në secilin drejtim, përveç korsisë së urgjencës. E ndërsa për shumë gjermanë, këto rrugë janë një rutinë e përditshme, ka ende shumë njerëz që i vlerësojnë sa herë që shkelin mbi to, transmeton A2news.com.

Autostradat financohen nga taksat dhe mirëmbahen nga shteti gjerman dhe jo nga landet. Makinat mund të ecin lirshëm, por që prej vitit 2005, kamionët duhet të paguajnë një tarifë. Në Autobahn patrullon një forcë e veçantë policore, “Autobahnpolizei”, me makina që kanë shpesh kamera për të dokumentuar shkeljet.

Shpejtësi pa kufi

Ajo që shumica e njerëzve mendojnë se dinë për autostradat gjermane është se mund ta ngasin makinën sa më shpejtë të kenë mundësi. Në fakt, kjo është pjesërisht e vërtetë. Disa autostrada, për shembull ajo A3, mes Këlnin dhe Frankfurtit, nuk ka kufizime në shpejtësi. Siç ka thënë një herë Tom Hanks për përvojën e tij në Autobahn: “Kur kalon tabelën me ku numri 120 përshkohet nga një vizë, atëherë hiqen dorezat. Në Gjermani, qeveria nuk të rri pas shpine”.

Autostradat e të ardhmes

Sot, Gjermania është i vetmi shtet evropian që nuk ka një shpejtësi tavan, edhe pse diskutimet për të vendosur një të tillë kanë nisur që në vitet 1980.

Vitet e fundit, pretendimi kryesor është se me vendosjen e kufizimeve mund të ulet niveli i prodhimit të dyoksidit të karbonit. Partia e Gjelbër provoi të kalonte një ligj ku vendosej një shpejtësi maksimale e lejuar prej 130 km/h, por nisma u rrëzua.

Megjithatë, roli i autostradave në ndryshimet klimatike përbën një tjetër sfidë për këtë sistem transporti. Ka teza për ta shndërruar në një sistem hekurudhor elektrik, por studiues të tjerë mendojnë se gjermanët nuk do ta pranojnë këtë, edhe pse sistemi po arrin në kufijtë e kapacitetit.

Edhe pse e ardhmja e Autobahn-eve mund të jetë e pasigurt, vendi i tyre në histori është më se i sigurt./Media Ndërtimi.

Artikulli paraprakPagesa e parakohshme dhe dorëzimi i mëvonshëm i mallit -sipas Imam GAZALIUT
Artikulli tjetërKompleksi i inferioritetit te profesionistët muslimanë