Për matjen e suksesit të kompanisë, shërbejnë tri departamente:
Ekipi i punës: Duhet të kesh një ekip pune të plotësuar, që e duan njëri-tjetrin, që bashkëpunojnë, dhe që janë njerëz me parime të larta dhe të ndërgjegjshëm. Ky konsiderohet një ekip i mirë pune, dhe ky lloj ekipi kërkon nga dy deri në pesë vjet, që të formohet.
Sistemi: Duhet të kesh një sistem të mirë dhe të fortë, në mënyrë që nëse punëtorët e tu largohen e në vend të tyre vijnë të tjerë, ti ke një sistem të fortë dhe mund ta ndërtosh ekipin e ri të punës në një kohë të shkurtër, sepse bazohesh mbi një sistem të fortë dhe të qëndrueshëm.
Rezultatet: Rezultatet maten siç vijon:
a) Duke i krahasuar me tregun
b) Duke i krahasuar me konkurrentet
c) Duke i krahasuar me botën
A e matim suksesin me anë të parave apo të fitimit? Jo!! Ne mund të fitojmë një shumë të madhe parash vetëm për shkak të një marrëveshjeje të vetme, por më pas mund të hasim në probleme e gjëra të tilla, dhe paratë nëse nuk i shfrytëzojmë siç duhet, për zhvillimin e vetes dhe për përmirësimin e produktit, dhe në konkurrencën me të tjerët, ne do të humbasim, dhe si pasojë, paratë do të mbarojnë. Pra, nuk mund ta matim suksesin me anë të parave!
Ndër rezultatet janë edhe: Realizimi i objektivave dhe fleksibiliteti i plotë.
Dhe së fundi, kujtoje Zotin çdo ditë dhe falënderoje Atë! Kur je duke bërë diçka, sille nëpër mendje se si i duket Zotit kjo që ti po bën! Jeto me dashurinë për Zotin! Jeto me shpresë! Jeto duke ndjekur mësimet e të Dërguarit të Zotit! Jeto me besimin në vetvete, me besimin në aftësitë e tua! Jeto me dashuri, dhe çmoje vlerën e jetës!
Dr. Ibrahim el-Fekij