– Veçohu!
– Qartësohu!
– Përgjigju!
– Vepro shpejt!
Ndoshta ti nuk e ke mundësinë ta zgjidhësh problemin në këtë moment, por kur klienti të shikon t’i bësh veprimet që u rreshtuan këtu më sipër, ai do të ndjejë se ti interesohesh për të, dhe se ti bëre diçka për hatër të tij, për zgjidhjen e problemit, që do të thotë se e bërë detyrën.
– Ndihmoje atë të mendojë pozitivisht, dhe falënderoje që erdhi tek ti, dhe që ta tregoi problemin që kishte!
– Tregoji atij për gatishmërinë tënde për t’i shërbyer në të ardhmen! Thuaji që nëse ka nevojë për çfarëdo, të të telefonojë… thuaji që nëse i takon të haset me ndonjë problem kur është duke blerë një artikull, ose duke marrë ndonjë shërbim në zonën ku punon ti, dhe i takon të ketë të bëjë me dikë tjetër në atë vend, ai mund të të telefonojë ty, dhe ti do t’i ofrosh ndihmë atij.
Kjo gatishmëri që ti tregon, ka ndikim pozitiv shumë të madh te klienti. Kështu ti nuk e lë atë të flejë duke pasur një problem në kokë, sepse nëse klienti fle me një problem në kokë, truri bazohet mbi përvojën e fundit, dhe ai person mendon për të, dhe kur zgjohet, ai nuk dëshiron të ketë të bëjë më me ty, dhe e urren edhe vendin gjithashtu. Ky është i gjithë cikli.
Dr. Ibrahim el-Fekij