Gjashtë tipat e personave me “kokë të vështirë”

Personaliteti i ndezur

Ky person është gjithmonë i zemëruar, nervoz, gjithë halli i tij është të zgjidhë problemin e tij sa më shpejt të jetë e mundur, dhe dëshiron të dëgjojë se problemi i tij do të zgjidhet shpejt.

Në marrëdhënien me personin e ndezur, duhet pasur kujdes këto që vijojnë:

-Duhet të ndahesh mënjanë!

-Duhet ta lajmërosh se problemi i tij do të zgjidhet shpejt!

-Duhet të fillosh sa më shpejt ta zgjidhësh problemin e tij, sepse personi i ndezur, mund të bëjë gjithçka vetëm që të arrijë te çfarë ai dëshiron.

Personaliteti shpërthyes

Ky është lloji më i rrezikshëm i njerëzve, sepse ai e fillon bisedën në mënyrë normale, dhe pa pritur, shpërthen përnjëherësh përpara atyre që i ka aty, e zemërohet me ta. Ky lloj personaliteti dëshiron të dëgjojë fjalë vlerësuese.

Personaliteti negativ, që ankohet shumë

Asnjëri në botë nuk është negativ, por ka të tillë që kanë ndjesi ose gjendje psikologjike jo normale, dhe ndodh që ky person vjen te ti ndër kohë që është në këtë gjendje.

Në marrëdhënien me këtë person i cili është në këtë gjendje, duhet ndjekur këto që vijojnë:

Veçohu!

Mblidh informacione rreth tij!

Përdor partneritetin, që do të thotë, ta bësh të hyjë së bashku me ty në gjetjen e zgjidhjes, dhe mos e bëj absolutisht pjesë të problemit, sepse ai ankohet dhe nuk dëshiron të zgjidhë ndonjë gjë vetë, prandaj duhet përdorur metoda e partneritetit më të.

Personaliteti “i ditur”, ose “si balonë”

Ky është ai lloj personaliteti që thotë dhe beson se di gjithçka. Në marrëdhënien me të duhet të tregohemi shumë, shumë specifikë, dhe çdo gjë që ai e përgjithëson, ti specifikoje, pastaj hyj me të në problem dhe në zgjidhje, në mënyrë specifike.

Personaliteti “vrasës i heshtur”

Ky personalitet nuk flet dhe nuk i shpreh problemet me të cilat ballafaqohet, por ai ua shpreh atyre që nuk janë specialistë problemin, dhe kështu të shkakton shumë probleme.

Nëse personi e tregon problemin që ka, personi i tillë nuk është personaliteti “vrasës i heshtur”, por nëse e thotë problemin dhe i jepet një përgjigje çfarëdo dhe ai largohet i pakënaqur me zgjidhjen, në këtë pikë ai konsiderohet “vrasës i heshtur”, sepse nuk është i kënaqur me zgjidhjen. Nëse të vjen një person i tillë, ti duhet patjetër ta bësh atë të marrë pjesë së bashku me ty në zgjidhjen e problemit. Përdori të gjitha mënyrat me të, si lavdërimin, mirënjohjen, metodën e partneritetit, urimin, bëji pyetje të hapura që e bëjnë të flasë, pastaj uroje dhe inkurajoje të flasë, në mënyrë që të fitojë besimin tënd e të ndihet i sigurt me ty, e të të hapë zemrën. Më pas, përpiqu t’ia zgjidhësh problemin, dhe kujdesu t’i tregosh se problemi u zgjidh në bashkëpunimin me të, e kështu ai beson në vetvete, e pastaj beson edhe tek ti.

Personaliteti “palaço”

Ky është lloji më i vështirë i klientëve, sepse ai të tregon për problemin e tij duke bërë lojëra dhe me ironi, e të bën ta humbasësh kontrollin. Nëse nuk je i trajnuar për marrëdhënien me një person

të tillë, ti do të hysh dhe nuk do të mund t’ia dalësh për zgjidhjen e problemit që ka.

Në marrëdhënien me personalitetin palaço duhet te ndjekësh këto që vijojnë:

Shkojmë sipas rrugës që ndjek ai, dhe bëj më edhe ne lojëra ashtu si ai.

Kthehemi edhe një herë tjetër, duke bërë pyetje specifike, dhe përpiqemi ta nxjerrim nga gjendja ironike hap nga një hap, derisa të na e hapë zemrën.

Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprakCilat janë profesionet në rritje për vitin 2022?
Artikulli tjetër10 virtyte të përbashkëta të liderëve të vërtetë