Strategjia e efektivitetit më të madh në kujdesin ndaj klientit – Shërbimi

Shërbimi

Sherbimi duhet të jetë:

I mirë dhe i shkëlqyer, që ecën paralel me cilësinë dhe sistemin. Të tria këto duhet të jenë së bashku!

I fortë dhe miqësor, pra që punonjësi që i shërben klientit duhet të jetë miqësor me njerëzit, dhe në të njëjtën kohë, shërbimi i tij duhet të jetë i shkëlqyer! Kjo jep një ndikim të madh pozitiv te klientët, sepse për shembull, kur ndihesh mirë me një person që punon në një vend të caktuar, në një restorant për shembull, ndodh që kur ti shkon atje, edhe pyet për të dhe dëshiron që ai të ta ofrojë shërbimin që ti kërkon, sepse ti ndihesh mirë me të dhe i beson atij… sepse ai është miqësor me ty, e shërbimi i tij është i shkëlqyer.

Duhet të jetë profesional, pra ai që e ofron shërbimin duhet të jetë i trajnuar dhe ekspert, e të dijë se çfarë bën!

Të jetë efikas!

Dhe të gjitha këto sa thamë këtu, duhet të futen nën një fjalë të vetme që është “vazhdueshmëria”. Pra, duhet të vazhdosh t’i bësh në vazhdimësi të gjitha këto! Që të ndodhë vazhdueshmëria, duhet të ekzistojë një sistem, dhe duhet të trajnohemi çdo ditë për këtë sistem, derisa ajo mënyrë e sjelljes të bëhet një natyrë e dytë e njeriut!

Ky koncept i trefishtë, mund të ta shpëtojë jetën tënde në punë, sepse kur ke një sistem që brenda tij ka cilësinë dhe shërbimin, dhe ti të jesh i trajnuar për të, kështu ti do të ndihesh më mirë,

do të gëzosh shëndet më të mirë dhe jeta jote do të jetë më e mirë, sepse ti ecën me sistem.

Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprakSi të planifikoni javën tuaj për të qenë të suksesshëm me 5 hapa të thjeshtë?!
Artikulli tjetërKosova dhe Shqipëria me përqindjen më të lartë të familjeve që vuajnë nga varfëria energjetike