Pas reagimit të ashpër nga komuniteti musliman në Singapor se reklama po përpiqej të impononte ideologjinë e LGBT-së, Samsung e hoqi reklamën nga të gjitha platformat.
Gjiganti i elektronikës Samsung tërhoqi reklamën e publikuar në Singapor pas reagimit të muslimanëve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, reklama e Samsung-ut në Singapor shfaqte imazhe të një nëne me shami që përkrah djalin e saj, i veshur si një grua.
Pas reagimit të ashpër nga komuniteti musliman në Singapor se reklama po përpiqej të impononte ideologjinë e LGBT-së, Samsung e hoqi reklamën nga të gjitha platformat.
Në një deklaratë nga “Samsung Singapore” thuhet se ishin në dijeni se videoja mund të perceptohej si “e pandjeshme dhe ofenduese” dhe se ishte e pamjaftueshme në këtë drejtim. /Anadolu Agency/