Dogana e Kosovës këtë vit ka mbledhur 1 miliard e 330 milionë euro

Viti 2021 po konsiderohet një prej viteve më të mira që nga themelimi i Doganës së Kosovës, pasi janë grumbulluar rreth 1 miliard e 330 milionë euro për buxhetin e shtetit.

“Ky është një prej viteve ma të mira që kur është themeluar Dogana e Kosovës,  1 miliard e 330 milionë euro të grumbulluara për buxhetin e Kosovës, që paraqet rritje me 30 për qind apo 330 milionë euro më shumë se vitet e kaluara”.

Në Doganë kanë treguar  se edhe eksporti ka shënuar rekord rritjeje me 700 milionë euro ose 60 për qind më shumë se vitin e kaluar.

“Eksporti kosovar është rritur mjaft shumë dhe presim që ky vit të përmbyllet me 700 milionë euro mallra të eksportuara, pra me 60 për qind rritje. Viteve të kaluara kemi eksportuar rreth 350 deri në 400 milionë euro, derisa këtë vit shënon rekordin e kemi kaluar gjysmë miliardin”.

 

Sipas doganës është ulur edhe mundësia e kontrabandimit, duke shtuar se domosdoshmërish kjo dukuri zvogëlohet kur të hyrat rriten.

“Domosdoshmërish kontrabanda ulet kur të hyrat rriten, sepse i mundëson biznesit legjitime të funksionojnë. Kontrabandimi i produkteve nuk e dëmton buxhetin e Kosovës më shumë sesa e dëmton ekonominë”.

Këtë vit ka pasur rritje të importit të fishekzjarrëve nga viti i kaluar me mbi 130 mijë kilogramë fishekzjarrë, por që sipas doganës nuk është rritje shumë e madhe pasi tha se vite më parë janë importuar mbi 1 milion kilogramë.

“Në krahasim me vitin e kaluar, vitin e kalum janë importuar rreth 15 mijë kilogramë fishekzjarrë, ka një rritje 130 mijë kilogramë, prapë kjo shifër është më e ulët sesa vitet e mëhershme ku ka pasë deri në 1 milion import të tyre. Fishekzjarrët kanë edhe taksë dy 2 euro një kilogram kjo ka ndiku që të ulet importi i tyre”.

Importit që zakonisht i prijnë janë derivatet e naftës, automjetet dhe duhani. /monitor/

Artikulli paraprakBotë e një larmie të çuditshme
Artikulli tjetërRekord i remitencave në Kosovë