Ai premtoi ta zhbëjë interesin bankar në funksion të së ardhmes
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha së fundi në Stamboll se norma e interesit (në thelb kamata) i bën të pasurit më të pasur dhe të varfërit më të varfër. Ai premtoi zhbëjë këtë mbrapshti.
“Lufta jonë është një luftë e vullnetit për zhvillim dhe përparim të ri kundër atyre që duan të shkatërrojnë qytetërimin që ne përfaqësojmë dhe të pengojnë përparimin e kombit tonë”, tha Erdogan në një tubim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Stamboll.
Lufta jonë ia vlen çdo sakrificë dhe koha, pasuria, por edhe jeta kur duhet”, shtoi ai, duke vijuar:
“Lufta që ne po bëjmë është një luftë për t’ia besuar vizionin tonë të vitit 2053 të rinjve tanë që duan të jenë skllevër, të shkëputur nga vlerat dhe e kaluara e tyre.”
Erdogan edhe një herë nënvizoi se do të vazhdojë të luftojë kundër normave të larta të interesit dhe tha:
“Interesi i bën të pasurit më të pasur dhe të varfërit më të varfër. Interesi është shkaku, inflacioni është pasoja. Ne do ta thyejmë këtë makineri dhe do ta çojmë kombin drejt qëllimeve të larta.” /tesheshi.com/