Efekti i koronavirusit në ekonominë globale

Ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit tani tejkalojnë shqetësimet e COVID-19, si rreziqet më të mëdha ndaj rritjes ekonomike.

 

Ndryshe nga tre tremujorët e parë të vitit 2021, pasiguria nga COVID-19 nuk është më shqetësimi kryesor ekonomik për drejtuesit e kompanive, sipas Anketës Globale McKinsey.

Kur u pyetën në lidhje me kërcënimet ndaj rritjes ekonomike të vendeve, drejtuesit e kompanive tani thonë se shqetësimi kryesor janë pengesat në zinxhirin e furnizimit (ky është gjithashtu rreziku kryesor që mund të pengojë rritjen e kompanive) dhe inflacioni, të cilat tashmë shihen si rreziqe më të mëdha se pandemia.

Pasi është përmendur si rreziku më i lartë që i kanoset rritjes së brendshme që nga marsi 2020, tashmë pandemia konsiderohet si rreziku më i lartë nga vetëm një e katërta e të anketuarve: sa gjysma e shifrës në shtator 2021

 

 

Një pjesë më e madhe e të anketuarve gjithashtu parashikojnë se efekti i virusit në shëndetin publik do të zbehet në muajt e ardhshëm. Kur u pyetën në lidhje me nëntë skenarët që parashikojnë efektet e pandemisë mbi PBB-në e vendeve, të anketuarit tani kanë shumë më tepër gjasa të zgjedhin një skenar sipas të cilit, masat efektive të shëndetit publik, do mund të frenojnë ndikimin dhe përhapjen e virusit.

Skenari më i zakonshëm i këtij muaji, B1, parashikon mbajtjen nën kontroll të virusit, por edhe një ndërhyrje ekonomike joefektive. Në dy sondazhet e mëparshme, të anketuarit kanë përzgjedhur më tepër skenarin A1, i cili parashikon përhapjen e mëtejshme të virusit.

Në të njëjtën mënyrë, shumë të anketuar parashikojnë se kompanitë e tyre do të jenë më fleksibël se më parë, në sajë të ndikimit të pandemisë. Gati tre të katërtat (74 për qind) e të anketuarve, thonë se kompanitë e tyre tashmë janë më të përgatitura për krizat e ardhshme në krahasim me periudhën para pandemisë.

Kjo për shkak se perspektivat e drejtuesve ekzekutivë në lidhje me fitimet e kompanive të tyre dhe kërkesën e klientëve, vazhdojnë të jenë kryesisht pozitive. Për herë të parë që nga korriku 2004, gjysma e të anketuarve parashikojnë se fuqia punëtore e organizatave të tyre do të rritet në 6 muajt e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë që punësimi pritet të rritet, të anketuarit parashikojnë edhe një mungesë talentesh. Pas pengesave në zinxhirin e furnizimit, mungesa e fuqisë punëtore është rreziku i dytë më i përmendur ndaj rritjes së kompanive në vitin e ardhshëm dhe shqetësimi kryesor për të anketuarit në Amerikën e Veriut. Mungesa e fuqisë punëtore renditet gjithashtu ndër pesë rreziqet kryesore që mund të pengojnë rritjen ekonomike kombëtare.

 

 

Megjithëse pritshmëritë e përgjithshme për ekonominë globale dhe ekonomitë vendase vazhdojnë të mbeten kryesisht pozitive, optimizmi i të anketuarve ka rënë që nga periudha e verës (Grafiku 4). 64 për qind e të anketuarve parashikojnë se kushtet globale do të përmirësohen në gjashtë muajt e ardhshëm, krahasuar me 71 për qind në muajt korrik dhe shtator.

 

Artikulli paraprakStresi dhe paratë/ Studimi: 30% e njerëzve pësojnë goditje në tru dhe atak në zemër prej dy faktorëve
Artikulli tjetërSa dini për tarifat shtesë të Trustit?