Mbajtja e përgjegjësisë:
Ekziston diçka që quhet tri fuqitë, të cilat janë:
– Zgjedhja
– Vendimi
– Përgjegjësia
Gjithçka që ti e bën në jetën tënde, tregon për një zgjedhje dhe një vendim nga ana jote, qoftë edhe kur bëhet fjalë për gjëra të thjeshta si ngrënia, fjetja, loja, e të tjera gjëra… Mënyra se si i bën ti ato, të gjitha tregojnë për zgjedhjen tënde per sonale.
Secili prej nesh e ka mundësinë e zgjedhjes dhe të vendimit, por mbajtja e përgjegjësisë ndryshon nga një person te tjetri. Vihet re se njerëzit që nuk janë të suksesshëm në jetën e tyre, janë pikërisht ata që nuk e mbajnë përgjegjësinë… por janë vetë ata që zgjedhin ta mbajnë këtë qëndrim (të mos jenë të përgjegjshëm).
Prandaj, njeriu i ngarkuar me një detyrë, që të ketë sukses në të, duhet ta mbajë përgjegjësinë e zgjedhjeve të veta, dhe nuk duhet t’ia hedhë as kujt tjetër fajin! Ai duhet të mësojë ta mbajë përgjegjësinë për zgjedhjet që bën.
Vëren, për shembull, një mësues që ankohet nga nxënësit e tij, nga drejtorët dhe nga puna e tij, pavarësisht se ai vetë e ka zgjedhur këtë fushë për të punuar në të. Prandaj, tani ai duhet ta mbajë përgjegjësinë e zgjedhjes së tij, dhe të punojë për zhvillimin e vetes, ta përshtatë veten e vet me situatën në të cilën gjendet, të mësojë se si të veprojë me problemet me të cilat ballafaqohet, e të mos e humbasë kohën duke e hedhur fajin mbi të tjerët!
Pra, duhet të jesh një person që e mban përgjegjësinë e jetës tënde, të punës tënde dhe të zgjedhjeve të tua. Nëse nuk e mban përgjegjësinë, atëherë ti do të ndalosh se zhvilluari, që do të thotë se nuk do të mund të bësh asgjë vetë, dhe kjo do të trashëgohet edhe te bijtë e tu. Ti duhet ta mbash përgjegjësinë, dhe të mësosh nga gabimet e tua dhe nga problemet me të cilat për ballesh, sepse përgjegjësia është pikënisja e fuqive personale!
Gjithashtu, duhet t’i mësosh edhe bijtë e tu se si të mbështeten tek vetja e tyre, dhe ta mbajnë përgjegjësinë!
Dr. Ibrahim el-Fekij