Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2020

 

AMT ka për qëllim: grumbullimin e të dhënave statistikore nga bizneset, që merren me trajtimin e mbeturinave (deponitë sanitare regjionale, objektet e trajtimit të mbetjeve medicinale-spitalore), sigurimin e të dhënave të qëndrueshme statistikore dhe krijimin e serisë kohore për mbeturinat e trajtuara.

Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.

Rezultatet nga AMT 2020, tregojnë se: sasia e mbeturinave të ricikluara ishte 3 882 ton/vit; sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina spitalore) ishte 968 ton/vit; dhe sasia gjithsej e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara për vitin 2020 ishte 450 229 ton/vit. Krahasuar me të dhënat e vitit 2019, ka një rritje të lehtë prej 0.03%

Sasia e mbeturinave të trajtuara, sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje për vitin 2020 ishte si vijon: metalet (27%), mbeturinat nga plastika (47%), mbeturinat spitalore (20%), mbeturinat e letrës dhe kartonit (6%).

Kurse, sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë sanitare regjionale në vitin 2020 ishte 445 449 ton/vit. Krahasuar me të dhënat e vitit 2019, ka një rënie të lehtë prej (-0.02%).

Artikulli paraprakMcDonald’s në mungesë të stafit. I gatshëm të paguajë 21 dollarë në orë
Artikulli tjetërSuspendimi i Raportit të të Bërit Biznes dhe akuzat ndaj udhëheqëses së FMN-së