Ballina Fokus Pagat më të larta në rajon, ja ku radhitet Kosova

Pagat më të larta në rajon, ja ku radhitet Kosova

Në një raport të fundit, Eurostat ka publikuar statistikat lidhur me pagat e vendeve të Ballkanit, përcjell albinfo.ch.

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në gjithë rajonin – pas saj renditet Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe në vendin e parë është Mali i Zi.

Ndërsa, pagat më të larta në rajon, sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj.

Mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).

Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për kokë banori, sa 31% e mesatares së vendeve evropiane.

Deri më 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën.

Sipas Eurostat, pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1.500 € në veri-perëndim të BE-së. 21 Shtetet anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tri grupe kryesore. /BE/

Artikulli paraprak19 rregullat për sukses nga pronari i 100 kompanive
Artikulli tjetërHapja e fabrikës së Teslas në Gjermani do të nxisë konkurrencën