Pandemia tkurri të ardhurat e kosovarëve

Të ardhurat për kokë banori (BPV) në Kosovë kanë pësuar rënie të ndjeshme në vitin 2020, në kohën kur pandemia kishte goditur shumë sektor të ekonomisë.

Në vitin 2020, të ardhurat për kokë banori kanë rënë në 3 mijë e 772 euro, derisa në vitin 2019 ishin 3 mijë e 959 euro.

Këto të dhëna janë bërë publike nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin “Bruto produkti vendor (BPV) sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve 2008 – 2020”.

Me këtë nivel të të ardhurave për kokë banori, Kosova rënditet e fundit në rajon.

Sipas BERZh-it, vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova, ju duhen nga 40 deri në 200 vite të arrijnë mesataren e Bruto Produktit Vendor për kokë banori të BE-së.

Sipas FMN-së mesatarja e të ardhurave për kokë banori në vendet e Bashkimit Evropian është 35 mijë e 800 dollarë. /Buletini Ekonomik/

Artikulli paraprakBllokada ul importin e mallrave nga Serbia
Artikulli tjetërDoza e tretë, fitime marramendëse për prodhuesit