Ekonomia gjermane do të rritet më ngadalë se sa pritej këtë vit pasi problemet me zinxhirët e furnizimit dhe mungesat e lëndëve të para mbajnë pezull rimëkëmbjen industriale.
Por ajo duhet të ringrihet fuqishëm vitin e ardhshëm, tha të enjten instituti ekonomik DIW.
DIW uli parashikimin e saj të rritjes për këtë vit në 2.1% nga 3.2% që kishte deklaruar më parë, ndërsa parashikoi një rritje prej 4.9% në vitin 2022 duke supozuar se kufizimet e prodhimit do të hiqeshin deri në fund të vitit.
Për vitin 2023 instituti sheh një rritje normale prej 1.5 për qind./ Reuters