Statistikat e Lindjeve, Vdekjeve, Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve, Korrik 2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin korrik 2021

Këto të dhëna publikohen   duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin korrik janë regjistruar 5 330 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin qershor 2021 ka rritje të numrit të lindjeve për 38.5%. Prej këtyre lindjeve, të regjistruara në muajin korrik, 2 745 lindje janë meshkuj dhe 2 585 lindje janë femra.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 1 204 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar  muajin korrik me muajin qershor 2021, ka rënie për 2.5%. Prej vdekjeve të regjistruara, 671 raste janë meshkuj dhe 533 raste janë femra.

Në muajin korrik 2021 janë regjistruar gjithsej 2 182 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin qershor ka rritje të numrit të çifteve të kurorëzuar për 42.0%.

Kurse, krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit korrik me muajin qershor 2021, del se ka një rritje për 13.4%. Gjithsej janë regjistruar 169 raste të çifteve të shkurorëzuara.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3 dhe Shkurorëzimet SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Burimi i të dhënave të këtij Buletini është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Artikulli paraprakEvenimenti i iPhone 13 i Apple: Tetë prezantimet më të reja të vitit 2021
Artikulli tjetërNë Zvicër ka punë, por nuk ka punëtorë!