Tregjet më të mëdha të e-commerce në botë

Kina është tregu më i madh i e-commerce në botë, siç shihet në grafikun Digital Market Outlook të Statista.

Vitin e kaluar, shitjet e e-commerce në vend arritën në 1.3 trilionë dollarë dhe parashikohet që kjo shifër të rritet deri në thuajse 2 trilionë dollarë brenda vitit 2025. Kjo do të thotë se në katër vjet, thuajse një në dy dollarë në e-commerce mund të shpenzohet në Kinë.

Të ardhurat e gjeneruara në Kinë përbëjnë pjesën më të madhe të tregut aziatik. Megjithatë, tashmë tregje të tjera të kontinentit, po rriten me një ritëm më të shpejtë se tregu kinez.

Rritja në Kinë mbetet gjithsesi sipër mesatares globale. Në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, e-commerce parashikohet të rritet nga 35 – 42% në pesë vjet, poshtë mesatares globale prej 47%.

World Economic Forum

Artikulli paraprakMësimet nga eksperimenti ekonomik amerikan
Artikulli tjetërGoogle ka plane ambicioze