A të ka ndodhur që ndokush të justifikohet para teje për shkak të moshës së re, apo për shkak të moshës së madhe?
Më kujtohet takimi me një person, i cili ishte në moshën gjashtëdhjetë e tetë vjeçare, por që dëshironte të kryente doktoraturën. Ai më pyeti: A mundem unë në këtë moshë që kam tani, të kryej doktoraturën në Francë?
Unë i thashë: A e flet mirë frëngjishten?
– Po- Më tha ai. -Atëherë pra, çfarë të pengon?- i thashë unë.
Pastaj e pyeta: Pas katër vitesh, sa vjeç do të jesh ti?
– 72 vjeç- më tha ai.
Unë i thashë sërish: Nëse e kryen doktoraturën, sa vjeç do të jesh ti pas atyre katër viteve? – 72 vjeç -tha ai.
Unë i thashë: Më lejo të ta përsëris pyetjen time edhe një herë tjetër! Pas katër viteve, sa vjeç do të jesh ti?
– 72 vjeç- ma ktheu ai sërish.
Unë i thashë: Nëse e kryen doktoraturën, sa vjeç do të jesh ti pas atyre katër viteve?
– 72 vjeç-tha ai.
Unë i thashë: Më lejo të ta përsëris pyetjen time edhe një herë tjetër! Pas katër viteve, sa vjeç do të jesh ti?
– 72 vjeç-tha ai prapë.
Pasi unë ia përsërita disa herë këtë pyetje, ai më tha: Doktor, çfarë qëllimi ke? A dëshiron që unë ta kryej doktoraturën?
Unë i thashë: Çfarë do të ndjesh nëse nuk e bën këtë?
– Do të ndihem i rrënuar, në depresion dhe i brengosur. -tha ai.
Unë e këshillova që ai ta kryente doktoraturën, dhe pas katër viteve më erdhi i lumtur, e më tha: E përfundova doktoraturën…
Falë Zotit, perceptimin e tij rreth pamundësisë nga mosha e madhe, unë arrita ta ndryshoja në përparim dhe sukses.
Shumë njerëz thonë: Unë jam i ri në moshë, ose i madh në moshë, e nuk mund ta bëj këtë apo atë.
Pra, justifikimi për shkak të moshës, mund të pengojë nga përparimi dhe suksesi.
Marre nga Libri “ZGJOJI AFTËSITË”, i autorit dr. Ibrahim el-Fekij.