Statistikat e Tregtisë së Jashtme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2021.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (53.9%) në muajin maj 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 308,2 milion euro krahasuar me deficitin 200,3 milion euro në vitin 2020. Eksporti mbulon importin  (15.8%).

Eksporti i mallrave në muajin maj 2021 kishte vlerën 57,8 milion euro, ndërsa importi 366,0 milion euro, është një rritje prej (49.2%) për eksport si dhe (53.1%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2020.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (34.8%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (15.7%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (11.0%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (7.6%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (5.6%) produktet minerale (5.2%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (13.6%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (12.8%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12.2%) produktet minerale, (11.3%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (9.1%) mjetet e transportit,  (8.3%) produkte të industrisë kimike,  (7.2%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-27 arritën në 21,5 milion euro, ose rreth (37.2%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (56.7%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Italia (10.1%), Gjermania (8.3%), Austria (5.0%),  Holanad (3.6%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-27 ishin rreth 164,9 milion euro, ose (45.1%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (62.1%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (14.0%),  Italia (5.3%), Greqia (5.0%), Sllovenia (3.1%), etj.

Në muajin maj 2021, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 22,3 milion euro, ose (38.6%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej (21.9%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (16.3%), Maqedonia (10.7%), Serbia (6.0%), Mali i zi (3.9%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin maj 2021, arritën në 77,0 milion euro, ose (21.0%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (46.1%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7.4%), Serbia (6.9%),  dhe Maqedonia (4.7%).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 13,9 milion euro, ose (24.2%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: SHBA (10.6%), dhe Zvicra (7.9%).

Ndërsa importet e Kosovës  me vendet tjera arritën në 124,0 milion euro, ose (33.9%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.2%) dhe Kina (9.4%).

Artikulli paraprakLinja e iPhoneit për 2022-n përfshin dy modele me çmim më të ulët
Artikulli tjetërFaza e re e kapitalizmit- Pse është momenti që njerëzimi të kapërcejë gjendjen ku është