Indeksi i Çmimeve të importit (IÇIMP)

Indeksi i Çmimeve të importit (IÇIMP), TM1 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇIMP) në Kosovë” për TM1 2021

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit pati ngritje për 3.3% në TM1 2021, krahasuar me TM4 2020. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: metalet bazë dhe artikujt e tyre (8.2%); produktet minerale (7.8%); produktet bimore (7.3%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.3%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (2.1%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (2.0%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.7%); vajrat ushqyese (1.7%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.3%);  lëkura dhe artikujt prej saj (1.1%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.0%); mjetet e transportit (0.9%); produktet e industrive kimike (0.9%); druri dhe artikujt e tij (0.8%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.6%); si dhe tekstili dhe artikujt prej tij (0.4%).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët (-0.9%); letra dhe artikujt e saj (-0.4%).

Çmimet e Importit në Kosovë patën ngritje në një mesatare prej 2.5% edhe ndërmjet TM1  2021 dhe TM1 2020. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (9.2%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (8.3%); vajrat ushqyese (6.1%); mjetet e transportit (5.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (3.4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.0%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (2.4%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.3%); shtazet e gjalla dhe produktet e shtazëve (2.2%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.2%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.4%); produktet minerale (1.2%); produktet e industrive kimike (1.2%); druri dhe artikujt e tij (1.2%); dhe produktet bimore (1.1%).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt prej tij (-9.9%); letra dhe artikujT prej saj (-1.2%); dhe te këpucët (-1.0%).

Artikulli paraprakDogana e Kosovës për herë të parë mbledh 500 milionë euro më shumë në 5 muajt e parë të vitit
Artikulli tjetërPse dhe si po kërcejnë çmimet e naftës në tregjet botërore