Miliarderët, edhe më të pasur me 4,000 miliardë dollarë nën pandemi

Pasuria e miliarderëve gjatë pandemisë së virusit korona është më e lartë për 4,000 miliardë dollarë.

Raporti i Institutit për Studime Politike (IPS) u botua në portalin Business Insider, i cili tregon se nga 18 mars 2020 deri më 18 Mars 2021, pasuria e 2,365 miliarderëve u rrit me 54 përqind, pra me 4,000 miliardë dollar.

Raporti thekson se 20 miliarderët më të pasur janë më të pasur me 742 miliardë dollarë, një rritje prej 68 përqind.

Një raport nga organizata ndërkombëtare Oxfam botuar në fillim të vitit 2021 tregoi se miliarderët janë më të pasur me rreth 3,900 miliardë dollarë.

Raporti tha se paratë do të ndihmonin çdokënd të mos varfërohej nga pandemia e koronavirusit dhe mund të blinin mjaft vaksina COVID-19 për të gjithë. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakTurqia regjistron shifrën më të lartë të eksportit në të gjitha kohërat
Artikulli tjetërApple mbush 45 vjeç, nga origjina e emrit te themeluesi i tretë. Kuriozitete mbi historinë e saj