Industria e linjave ajrore do të lëshojë një pasaportë Covid-19 për iPhone muajin që vjen

Barbados do të pranojë këtë metodë në fluturimet nga Londra duke filluar nga data 16 Prill.

Pasi e provoi me sukses në një fluturim ndërkombëtar midis Singaporit dhe Londrës në fillim të këtij muaji, IATA thotë se do të lëshojë aplikacionin e saj Travel Pass në mes të prillit. Softueri lejon udhëtarët e linjave ajrore të ruajnë rezultatet e verifikuara të testit COVID-19 dhe çertifikatat e vaksinimit në telefonat e tyre. Shoqata tregtare i tha Reuters se pret që ta bëjë aplikacionin të disponueshëm për t’u shkarkuar në iPhone rreth datës 15 Prill, që më pas do të ndiqet nga një version për Android.

Duke filluar nga 16 Prilli, “Virgin Atlantic” planifikon të implementojë kalimin digjital në rrugën e saj nga Londra për në Barbados. Ishulli Karaibe do të pranojë aplikacionin në kufirin e tij, duke e bërë atë një nga vendet e para që pranon një leje digjitale në vend të dokumentacionit në letër.

Përveç ruajtjes së çertifikatave të vaksinave dhe rezultateve të testeve COVID-19, ju mund ta përdorni softuerin për të krijuar një version digjital të pasaportës tuaj. Ai gjithashtu përfshin një bazë të dhënash të kufizimeve lokale të udhëtimit, kështu që mund të zbuloni lehtë se çfarë ju nevojitet para se të fluturoni diku. Çdo informacion personal që shtoni në aplikacion ruhet lokalisht në pajisjen tuaj dhe ekziston një kanal i sigurt, i koduar për laboratorët në mënyrë që të dërgojnë rezultatet e testit dhe konfirmimin e vaksinës.

IATA Travel Pass nuk është pasaporta e parë COVID-19. Në SH.B.A., ekziston Excelsior Pass New York e lëshuar javën e kaluar. IATA po pozicionon aplikacionin si një mënyrë për të përshpejtuar regjistrimet, veçanërisht tani që gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se është bërë mjaft e sigurt për të fluturuar përsëri. Nëse në të vërtetë do të funksionojë, do të varet nga linjat ajrore, aeroportet dhe vendet që miratojnë standardin.

ENTREPRENEUR

/BM/

Artikulli paraprakMenaxherë, ja si duhet të silleni me punonjësit
Artikulli tjetërA shërben Bitcoin për biznes?