Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Shkurt 2021
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shkurt 2021, viti bazë 2015=100
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.7% më i lartë në muajin shkurt 2021, sesa në muajin janar 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (4.8%); perime (7.6%); duhan (1.5%); veshje (2.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (2.0%) – “ngritje e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.7 për qind në IHÇK.
Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin shkurt 2021, me muajin shkurt 2020 ishte 0.7%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 0.7 për qind edhe në muajin shkurt 2021, krahasuar me muajin shkurt 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (0.4%); qumësht, djathë dhe vezë (3.6%); vajra dhe yndyra (8.6%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); pije alkoolike (2.9%); duhan (4.4%); veshje (1.5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (3.0%); pajisje shtëpiake (3.3%); produkte farmaceutike (3.9%); shërbime për transport (3.5%) “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”, shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (2.3%); shërbime hoteliere (0.9%); kujdes personal (1.8%); shërbime financiare (4.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.9 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-10.0%); perime (-4.1%); energjia elektrike (-10.8%) – [zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike COVID -19, Nr. 07/L-016, neni 15, për periudhën janar – maj 2021]; blerje e automjeteve (-1.0%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-6.5%) – “rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.2) për qind në IHÇK.