Stavileci: Dogana e Kosovës për dy muaj parandalon 30 tentime për kontrabandë

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci duke shtuar se pandemia COVID-19 ka ndikuar në ulje të kontrabandës.

“Në aspektin e kontrabandës nuk mund të themi që kemi kontrabandim të madh të mallrave, Dogana gjithmonë është në krye të detyrës dhe gjithmonë vazhdon të parandalon rastet e dyshimta të kontrabandimit dhe vetëm gjatë dy muajve të parë kemi pasur 30 raste ku janë parandaluar tentim kontrbandime të ndryshme, dhe viti i kaluar ka ndikuar edhe në ekonomi edhe nëse merret si shembull ka ndikuar edhe në uljen e kontrabandimit dhe mund të jetë një e mirë prej pandemisë për arsye të ndalimit të qarkullimit të lëvizjes”, tha Stavileci për Ekonomia Online.

Ai thekson se rastet më të shpeshta të kontrabandës janë te produktet që kanë taksa.

“Nuk mund të themi që kemi një produkt të caktuar, vite më parë kemi pasur kryesisht me produkte akciziore që kanë taksa, por në përgjithësi janë produktet të cilat tentojnë të shmangin produktet që kanë më shumë tatim në importin e rregullt dhe ato janë produktet e leverdishme për kontrabandist sepse fitimi i tyre është më i madh”, thekson ai.

Ndërsa, Stavileci ka bërë të ditur se mbi 8 për qind janë rritur të hyrat nga Dogana e Kosovës në këtë fillim vit.

“Të hyrat e këtij fillimi-viti në doganën e Kosovës janë mjaft të mira dhe kemi një fillim vit të mbarë në aspektin e mbledhjes së të hyrave, por zakonisht aspekti i mbledhjes së të hyrave është e ndërlidhur edhe me performancën e ekonomisë së Kosovës, për momentin se flasim jemi rreth 8% më shumë se viti i kaluar, pra periudha janar-shkurt 2021 me periudhën janar-shkurt 2020. Nëse në vitin 2020 kemi pasur deri në  158 milionë euro tani kemi rreth 170 milionë euro që është 8% apo disa milionë më shumë se viti i kaluar”, ka bërë të dituar Stavileci.

“Të hyrat janë të mëdha për të vetmen arsyeje që në besojmë realisht edhe e shohim në bazë të statistikave dhe performanca e doganës, por edhe perfromanca ekonomike. Ne kemi parë edhe rritje të eksportit por edhe të qarkullimit tregtar dhe rritje të volumit apo sasisë së mallrave dhe për këtë arsye ka rritje”, ka përfunduar ai./TL

 

Artikulli paraprakLinkedIn punon për një platformë për freelance
Artikulli tjetërApple blen një kompani çdo tre ose katër javë