ENERGJIA EMOCIONALE

Energjia emocionale:

Programet fiziko-mendore, të tilla si namazi, joga, meditimi dhe Tai Chi, janë mënyra të shkëlqyera për rritjen e energjisë emocionale.
Përfitime të ngjashme me përfitimet e këtyre programeve, dhe pa shpenzime, mund të arrish duke u ulur në një vend të qetë, të marrësh frymë me qetësi dhe ta ndjesh këtë mënyrë të frymëmarrjes, duke e imagjinuar trupin tënd duke notuar në ajër, drejt lartësisë ose për poshtë, së bashku me lëvizjen e frymëmarrjes sate… Ndërkohë, mendo dikë që ti e do, dhe do të ndjesh qetësi dhe rritje të energjisë emocionale.

Ja një recetë që të arrish energjinë maksimale:

a) Frymëmarrja:

Ushtrohu me metodën e frymëmarrjes shkarkuese, tri herë në ditë, deri sa të numërosh deri në dhjetë, çdo herë.

Ushtrohu me metodën e frymëmarrjes për rritjen e energjisë, tri herë në ditë, deri sa të numërosh deri në dhjetë, çdo herë.

b) Ushtrimet e mëngjesit:

Shtriji muskujt për rreth dy minuta!

Ec në vend, për rreth pesë minuta!

Vrapo ngadalë në vend dhe numëro deri në njëzet!

Përthyeji gjunjët tri herë!

Bëj ushtrime për forcimin e muskujve të barkut, tri herë!

Bëj ushtrimin për forcimin e muskujve të krahëve dhe të gjoksit, tri herë!

Natyrisht, duhet të konsultohesh me mjekun tënd përpara se të praktikosh çfarëdo lloj programi ushtrimesh sportive, dhe duhet të investosh në blerjen e mjeteve të stërvitjes sportive, sepse ky është një lloj investimi që zgjat për tërë jetën. Stërvitu çdo ditë për rreth njëzet minuta, dhe natyrisht që mund të anëtarësohesh edhe në ndonjë nga klubet sportive që i kushtojnë rëndësi shëndetit. Në këtë mënyrë, do të vëresh përmirësim të vazhdueshëm të shëndetit tënd dhe do të takohesh me persona që janë ndryshe nga ata të cilët ankohen vazhdimisht nga sëmundjet… Do të njihesh me ta, do të ndihesh pjesëtar në qëllimet e tyre pozitive dhe në jetën e tyre plot ambicie.

c) Zakonet e të ngrënit:

Nuk gjendet një sistem i vetëm ushqyerjeje që u përshtatet gjithë njerëzve, prandaj duhet që ti ta shpikësh vetë sistemin tënd të ekuilibruar e të veçantë që të përshtatet, dhe i cili t’i përmbajë të gjitha lëndët ushqyese. Në këtë drejtim, shiko udhëzimet e mëposhtme:

Filloje ditën duke ngrënë ndonjë frut!

Shmangi vaktet e rënda apo të yndyrshme!

Bëje ngrënien e frutave dhe të perimeve, burim të shuarjes së urisë sate mes vakteve!

d) Shmangia e dehidratimit:

Gotën me ujë lëre pranë vetes dhe pi herë pas here!

Pi ujë para se të arrish në gradën e etjes, sepse etja është shenjë treguese e dehidratimit.

Pi lëng frutash të freskëta!

Ha lloje ushqimesh që përmbajnë sasi të mëdha uji, si perimet dhe frutat!

e) Konfirmimet:

Përsëriti konfirmimet tua disa herë gjatë ditës dhe thuaji vetes sate:

Unë gëzoj shëndet të mirë dhe kjo më bën të ndihem mirë.

Unë jam i fortë dhe kam besim në vete.

Unë e vlerësoj veten time dhe jam i kënaqur prej saj.

Shmangu nga ata persona të cilët i quajmë “hajdutë të energjisë”, të cilët gjithmonë ankohen, sepse ata do të bëjnë që vendosmëria jote të bjerë. Ata “ta vjedhin” energjinë dhe të bëj në të ndihesh i rënë, e si pasojë do të gjesh se niveli yt i energjisë është në rënie të vazhdue shme.

Shmangu nga zakonet e këqija, si pirja e duhanit, apo varësia nga pirja e kafesë, pijet e gazuara apo e pijeve alkoolike, sepse të gjitha këto e vjedhin energjinë nga ti, dhe gjithmonë qëndro në kontakt me njerëz pozitivë, që kanë energji të lartë, sepse ata do të të japin energji edhe ty.

Shko të flesh gjumë gjysmë ore para orarit tënd të zakonshëm dhe zgjohu gjysmë ore para orarit tënd të zakonshëm, që të praktikosh ushtrimet sportive.

Nëse ti vetë nuk kujdesesh për trupin tënd, kush do ta bëjë këtë për ty? Duke arritur të kesh energjinë maksimale, me ndjekjen e kësaj metode, ti do të vazhdosh në rrugën tënde të suksesit dhe të lumturisë pakufi.

Dhe kujto gjithmonë:

Jetoje çdo çast sikur të ishte çasti i fundit i jetës. Jeto me dashuri! Jeto me përpjekje sate…!

Jeto me besim! Jeto me shpresë!

dhe çmoje vlerën e jetës!

Artikulli paraprak”Nuk është normalitet i ri”, CEO-t që synojnë rikthimin në zyrë
Artikulli tjetërMallrat kamatare