Strategjia e motivimit të fortë

Strategjia e motivimit të fortë:

1. Bli një bllok shënimesh dhe shkruaj aty çdo ditë, të paktën tri gjëra të suksesshme, të cilat i ke bërë atë ditë. Nuk është e mundur që ti të mendosh se nuk ke bërë asgjë të suksesshme absolutisht në ditë, sepse ti akoma merr frymë dhe gëzon shëndet të plotë, ke mendime dhe ide të dobishme, dhe ke lidhjet e tua familjare dhe shoqërore. Këtij blloku shënimesh vëri emrin “Shoqëruesi im për në sukses”, dhe lexoje herë pas here, sepse kjo do të bëjë të të rritet shpejt entuziazmi.

2. Bëj një listë të gjërave që ti dëshiron t’i blesh, dhe sa herë që kryen një punë me sukses, bliji vetes sate një gjë nga kjo listë. Puna që ke kryer me sukses mund të jetë ndonjë marrëveshje fitimprurëse, ndonjë kompliment që i bën ndonjë shoku, ose kontrolli i emocioneve të tua kur kërkohet, dhe shpërblimi i punëve tua mund të jetë ftesë për darkë, ose blerja e ndonjë libri të ri, ose shikimi i ndonjë filmi… etj.

3. Një herë në javë bëj diçka vetëm për veten tënde, si për shembull të dëgjosh diçka që ty të pëlqen, të bësh ushtrime sportive ose të konsumosh një vakt të shëndetshëm ushqimi, ose të bësh shëtitje në ndonjë vend të qetë.

4. Stërvitu tri herë në ditë për “Lidhjen”, dhe sigurohu që ti e bën këtë më ndjenja të sinqerta, dhe sigurohu që të kesh sukses çdo herë që e bën këtë, derisa ky proces të bëhet spontan…

Ec në këtë rrugë, hap nga një hap…
Kjo është jeta jote…
Vepro tani në të…
Vazhdo në entuziazmin tënd të ndezur!

Dhe kujto gjithmonë:

Jetoje çdo çast sikur të ishte çasti i fundit i jetës

sate…!

Jeto me besim! Jeto me shpresë!

Jeto me dashuri! Jeto me përpjekje

dhe çmoje vlerën e jetës!

 

10 Çelësat e suksesit

Artikulli paraprakEdhe më tej rritet numri i familjeve nga skemë sociale
Artikulli tjetërRëndësia e këmbënguljes